
Ky kartel është skeduar dhe denoncuar me fakte për kontrabandë ilaçesh dhe shitje të barnave të paregjistruara dhe pa një leje për importin dhe shitjen në Shqipëri.
Mashtrimet dhe abuzimet me çmimet në Shqipëri janë të zakonshme, por ky fenomen, më shumë se kudo tjetër, lulëzon tek ilaçet.
Nëse ka një simbol të abuzimit me çmimet e ilaçeve në Shqipëri, ajo është Farmacia Greke, një kartel që zhvat prej vitesh shqiptarët në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Barnave, si dhe duke korruptuar tatimet dhe organet hetimore.
(Agjencia Kombëtare të Barnave është një nga nëndegët e qeverisje më të akuzuara për skandale, afera korruptive dhe procedime penale).
Ankesat e qytetarëve për çmimet e çmendura dhe jashtë çdo realiteti të ilaçeve nga Farmacia Greke janë të zakonshme dhe të pafundme.
Pothuajse çdo medikamet, në rrjetin zhvatës të Farmacisë Greke, shitet pesë herë më shumë se sa blihet në Greqi.
Për shembull, Losec, në kuti në gjuhën greke, çmimi origjinal është 4.82 euro. Farmacia Greke e shet në Tiranë për 24 mijë lekë.
Një pako Ciprolex 20 mg shitet në Greqi 12.09 euro. Në Shqipëri, Farmacia Greke e shet 45 mijë lekë.
Çdo medikament, Farmacia Greke e shet 4-5 herë më shumë se sa e blen, kryesisht në internet.
Zhvatja përmes abuzimit me çimin është vetëm një anë e Farmacisë Greke.
Ky kartel është skeduar dhe denoncuar me fakte për kontrabandë ilaçesh dhe shitje të barnave të paregjistruara dhe pa një leje për importin dhe shitjen në Shqipëri.
Tregtimi me shumicë i barnave pa pullën e kontrollit dhe çmimin e shitjes me pakicë, dënohet me konfiskimin të barnave dhe me 500 000 lekë gjobë.
Tregtimi me pakicë i barnave pa pullën e kontrollit dënohet me sekuestrim të barnave dhe 200 000 (dyqind mijë) lekë gjobë.
Kur këto shkelje përsëriten, bëhet konfiskimi dhe heqja e licences.
Farmacia Greke i kryen me qindra herë çdo ditë këto shkelje, por organet ligjzbatuese nuk veprojnë, duke krijuar dyshime të forta për bashkëpunim dhe skemë korrupsioni.
Në letra, Farmacia Greke rezulton në emrin e Polikseni Vaja si dhe të Anastasia Vaja.
Po kush qëndron pas tyre? Kush i mbron dhe ku përfundojnë paratë e kontrabandës dhe të zhvatjes?/Prapaskena
Lini një Përgjigje