Pas muajit dhjetor 2021 që iu sekuestrua Klodian Zotos e Mirel Mërtirit dhe i kaloi në pronësi shtetit e deri para 1 muaji, Babloku e Balluku kanë mashtruar publikisht, sikur inceneratori është vënë në punë, po djeg mbetje e po prodhon energji elektrike...
Sa herë është pyetur në konferenca shtypi, intervista televizive e gjatë akuzave në parlament për aferën e landfilleve, kryeministri Edi Rama, ka thënë se inceneratori i Elbasanit është “vepër madhështore me teknologji moderne”, duke quajtur shpifje çdo provë.
Gjatë viteve 2022-2023, “Pamfleti” ka publikuar shumë fakte, që vërtetojnë se inceneratori i Elbasanit është një rrangallë mbetje teknologjike prodhim çek i viteve ’60 që nuk punon e sipas specialistëve, nuk mund të vihet në punë.
Këtë e konfirmon dhe njoftimi i tenderit, të bërë nga kompania shtetërore “ECO-ELB”, që menaxhon landfillin dhe inceneratorin “Albtek Energy” të Elbasanit, drejtuar nga Bashkia Elbasan në ortakëri me bashkitë Librazhd, Përrenjas, Gramsh, Belsh, Peqin e Cërrik.
Në njoftimin e fituesit të tenderit të publikuar më 26 dhjetor 2023, kompania shtetërore, deklaron se ka paguar 265 milionë lekë me TVSH, për blerje pjesë këmbimi për kaldajën, impiantin elektrik dhe turbinën e inceneratorit të Elbasanit.

Katër muaj më parë, u blenë pajisje me vlerë 210 milionë lekë, ngaqë pas kontrollit fizik e testit të bërë nga privatet me 33 milionë lekë, u konstatua se inceneratorit i mungonin disa pajisje elektrike e mekanike, si dhe i ishin instaluar pajisje jashtë katalogut.
Më këtë tender të përsëritur për pjesë të tjera këmbimi e rezervë, vërtetohen denoncimet e publikuara nga “Pamfleti”, që inceneratori i Elbasanit jo vetëm nuk është “vepër madhështore e moderne”, por as nuk është ndezur e nuk mund të ndizet.
Qeveria e zbuloi pas 2 vitesh, që inceneratori i Elbasanit paska “vegla mangët”, ndërkohë që pas muajit dhjetor 2021 kur iu sekuestrua Klodian Zotos e Mirel Mërtirit dhe i kaloi në pronësi shtetit e deri para 1 muaji, Babloku e Balluku kanë mashtruar publikisht, sikur inceneratori është vënë në punë, po djeg mbetje e po prodhon energji elektrike.
Kujtojmë, që për koncesionin e inceneratorit të Elbasanit, përveç fondit 22.5 milionë Euro të kontratës, Ministria e Energjisë i ka dhënë Klodian Zotos e Mirel Mërtirit edhe 12 milionë Euro shtesë, për gjoja modernizim të djegies së mbetjeve./Pamfleti
Lini një Përgjigje