Qoka e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu nuk është çudi, mbasi edhe Babloku, i cili më 13 dhjetor 2023 ndaloi shpërblimet për administratën; 5 ditë pas vendimit, shpërbleu me nga 1 paga mujore 1140 zyrtarë të lartë të qeverisë për “suksesin e negociatave”, mes tyre ministra, zv/ministra, sekretarë të përgjithshëm, këshilltarë e drejtorë qendrorë...
Edhe këtë vit, me Vendim Nr. 728, datë 13.12.2023 të qeverisë, mësuesve nuk u është dhënë shpërblim financiar për fund-vitin, megjithëse Kodi i Punës dhe kontratat kolektive e detyrojnë qeverinë, që brenda dhjetorit të çdo viti, t’u jepet paga e 13-të në vlerën e pagës mujore që kanë.
Ky bllokim shpërblimi, është vendosur për gjithë administratën dhe punonjësit e shtetit, por Ministrja e Arsimit, Ogerta Manstirliu, ngaqë ka lidhje konfidente me Kryeministrin, e ka shpërfillur këtë vendim qeverie.
Sipas informacionit që disponon “Pamfleti”, më 20 dhjetor 2023, ose një javë pas vendimit të qeverisë për të bllokuar shpërblimet, ministrja Manastirliu ka nxjerrë një Urdhër të Brendshëm, për t’u dhënë shpërblim vetëm zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit.
Me këtë urdhër, vetë ministrja, sekretari i Përgjithshëm, zv/ministrat, drejtorët e drejtorive që në total janë 134 zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, do marrin nga 1 pagë mujore shpërblim brenda muajit dhjetor 2023.

Më 22 dhjetor, ministrja Ogerta Manstirliu ka marrë miratimin nga ministri i Financave, Ervin Mete, që zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit, shpërblimi t’u jepet nga fondi i veçantë.
Mirëpo përdorimi i fondit të veçantë të Ministrisë së Arsimit për shpërblime të administratës, është ndaluar më 13 dhjetor 2023 me Vendimin Nr. 728 të qeverisë.
Ndërsa Thesari i Shtetit që kontrollon ligjshmërinë e pagesave, nuk dihet nëse do zbatojë vendimin e qeverisë, apo urdhrat e paligjshëm të Ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu dhe të Ministrit të Financave, Ervin Mete.
Mësuesit nuk e dinë, që zyrtarët e ministrisë do marrin nga 1 pagë mujore shpërblim, por nuk ka pse të acarohen, mbasi ministrja Ogerta Manastirliu, u ka dhënë shpërblim faktin që arsimi është renditur ndër të fundit në Botë.
Qoka e ministres se Arsimit, Ogerta Manastirliu nuk është çudi, mbasi edhe Babloku, i cili më 13 dhjetor 2023 ndaloi shpërblimet për administratën; 5 ditë pas vendimit, shpërbleu me nga 1 paga mujore 1140 zyrtarë të lartë të qeverisë për “suksesin e negociatave”, mes tyre ministra, zv/ministra, sekretarë të përgjithshëm, këshilltarëve e drejtorë qendrorë./Pamfleti
Lini një Përgjigje