Të vetmet pyetje që nuk iu bënë ishin këto: - A keni dokumente që ish-ministri Arben Ahmetaj ka firmosur në favorin tuaj për landfillet? A jeni acaruar me ish-ministrin Arben Ahmetaj, pse ai refuzoi dhe nuk firmosi për landfillin e Tiranës? A jeni përdorur nga treshja Rama- Agaçi-Veliaj dhe a keni financuar me Klodian Zoto, media të qeverisë e prokurorë të SPAK, për të goditur Arben Ahmetajn?
Ishte një tallava mediatike e deklaruar 1 javë para, intervista e publikuar ditën e hënë në emisionin “Çim Peka Live” me trafikantin Mirel Mertiri, që SPAK e ka shpallur në kërkim, si bosin faktik të landfilleve Elbasan, Fier e Tiranë.
Nga struktura dhe përmbajtja e intervistës pyetje-përgjigje, ajo ishte një tymuese e porositur, për të mbuluar këtë aferë financiare, të sajuar e realizuar nga grupi mafioz qeveritar Rama- Agaçi-Veliaj, me dyshen Zoto- Mërtiri të përdorur si “lavatriçe”.
Në 3 orë muhabet si në mejhane, Mirel Mërtiri nuk tha asgjë, madje as ato që shqiptarët kanë mësuar nga mediat dhe deklarimet e SPAK në raportet hetimore, por bënte lojëra fjalësh me drejtuesin e emisionit dhe të ftuarit e tij, që aktronin skeçin mediatik bashkë me Mertirin.
Këtë bindje e krijuan deklarata të drejtuesit Çim Peka e Mirel Mërtirit; ndër to, fakti që pas çdo pyetjeje, Mirel Mërtiri fillimisht qëndronte në heshtje e në pritje, me sytë te telefonat dhe ekrani i kompjuterit, pastaj pas çdo sinjali që dëgjohej në studio, ai përgjigjej duke lexuar mesazhet.
Krejt pa dashje, Çim Peka i tha Mirel Mërtirit, që të përgjigjej direkt, duke mos lexuar mesazhet te celularët e kompjuteri, ndërsa ai iu kundërpërgjigj, duke i thënë: - Mos e shkel paktin, se kemi rënë dakord të mos më thuash çfarë veprimesh të bëj.
Edhe Belind Këlliçi, i kërkoi Mirel Mërtirit, që pyetjeve tu përgjigjej pa parë celularët dhe kompjuterin, por Çim Peka ndërhyri, duke i thënë se me të “nderuarin” Mirel Mërtiri, kishin rënë dakord, që gjatë intervistës, ai të mendohej dhe të shikonte mesazhet që i dërgoheshin.
P.sh., pas çdo pyetje, Mirel Mërtiri me sytë nga celularët mbi tavolinë e nga kompjuteri, thoshte: - “Më lini të mendohem e të përgjigjem siç dua unë; mos më bëni pyetje radhazi se nuk përgjigjem dot; duhet të bëni vetëm pyetjet për të cilat kemi rënë dakord, sepse për ato jam përgatitur”.
Dhe pas çdo pyetje, Mirel Mërtiri bënte si “shejtan budalla”, duke krijonte debate e vonesa me lojëra fjalësh, sikur gjoja kërkonte të mendohej, deri sa t’i dërgonin përgjigjet me mesazh.
Po kush ia dërgonte përgjigjet Mirel Mërtirit?
Nga përmbajtja e tyre mohuese dhe dredhuese për çdo fakt, u kuptua që pyetjet ia bënte Çim Peka, ndërsa “de facto”, përgjigjet i jepnin Edi Rama e Erjon Veliaj; bindje që krijohet nga fakti, se përgjigjet ishin kopje me përgjigjet që ka dhënë përherë Edi Rama dhe me përgjigjet që dha Erjon Veliaj para një jave të “TV-ABC”-në e miellit serb “Devolli”.
Të vetmet pyetje që nuk iu bënë Mirel Mërtirit, ishin këto:
- A keni dokumente, që ish-ministri Arben Ahmetaj ka firmosur në favorin tuaj për landfillet?
- A jeni acaruar me Arben Ahmetajn, pse ai refuzoi dhe nuk firmosi për landfillin e Tiranës?
- A jeni përdorur nga treshja Rama- Agaçi- Veliaj dhe a keni financuar bashkë me ortakun Klodian Zoto, media të qeverisë dhe prokurorë të SPAK-ut, për të goditur Arben Ahmetajn?
Këto pyetje i duheshin bërë, për faktin se menjëherë pasi ish-ministri Arben Ahmetaj i kërkoi kryeministrit Edi Rama, të mos fliste si prokuror e gjyqtar; dhe pas marrjes së “Mirel Mërtirit “i pandehur”; ndaj Arben Ahmetajt nisën sulmet e mediave të qeverisë, ndërsa SPAK nxori urdhër-arrestin ndaj tij, të cilin PS e votoi me urgjencë./Pamfleti
Lini një Përgjigje