SPAK të hetojë këtë fakt: Sipas informacionit nga Ministria e Financave, me këto 3 vendime të ndryshme të qeverisë, Babloku ia ka dhuruar përjetësisht sipërfaqen 9157 më tokë shtetërore klientelës së tij Florenc Gjikuria, ku po ndërton resortin “White Roads Hotel” në Himarë, ndërsa sipërfaqen 50 mijë m2 plazh, ia ka dhënë në përdorim falas për 99 vit...
Në mbledhjen e qeverisë të datës 13 dhjetor 2023, kryeministri Edi Rama, miratoi vendimin e posaçëm dhe të personalizuar nr. 731, në favor të aferës që ka bërë bashkë me Florenc Gjikurinë, lidhur me tokën pronë shtetërore që i dhuroi resortit “White Roads Hotel” në Himarë.
Me këtë vendim të personalizuar, kryeministri Edi Rama, ka përcaktuar se kompanisë “White Roads Hotel Sh.p.k”, që në fakt është resorti i Florenc Gjikurisë në Himarë, i jepet “Statusi i veçantë për strukturë akomoduese me “5 Yje-Status Special”.
Ky përcaktim nuk gjendet në asnjë ligji të turizmit shqiptar, por Babloku ka mashtuar në vendimin e qeverisë, duke përdorur si mbështetje nenin 33 pika 1, të Ligjit 93/9215, në të cilin nuk flitet fare për status special e resorte apo hotele me “5 Yje”.
Në nenin 33, pika 1 e ligjit, të emërtuar “Format e PPP-ve”, thuhet e kundërta e vendimit të qeverisë të datës 13 dhjetor, me këtë përcaktim: - “Në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, shteti merr rolin e zhvilluesit, përfshihet në PPP dhe përfaqësohet me aksione në sipërmarrje turistike, duke vënë në dispozicion pasuri të paluajtshme e të sigurojë infrastrukturë mbështetëse.
Në fakt, te resorti “White Roads Hotel” i Florenc Gjikurisë në Himarë, qeveria i ka dhuruar 9157 m2 truall, por nuk është bashkëpronare, sepse 100% të pronësisë, Babloku ia ka dhënë Lencit të tij; i cili përveç afro 400 mijë m2 toka e plazhe në Himarë, Vlorë dhe Sarandë, ka marrë edhe 210 milionë Euro tenderë e koncesione rrugore, infrastrukturë bashkiake, arsimore e rindërtimi.
Mjafton ky mashtrim zyrtar i Edi Ramës, kryer në bashkëveprim me klientin e tij Florenc Gjikuria, që SPAK të fillojë hetimin, sepse flitet për vjedhjen e 9157 m2 truall e 50 mijë m2 plazh pronë shteti, duke përdorur 3 vendime të ndryshme qeverie brenda 18 muajve.
Vendimi i parë i qeverisë është me nr. 1/6, datë 5 maj 2022, me të cilin, Babloku e ka shpallur Lencin e tij, “Investitor Strategjik për projektin “White Roads Hotel” në Gjilekë-Himarë, me strukturë 1 hotel dhe 150 njësi banimi, restorante, bare, SPA etj.
Në këtë vendim qeverie, nuk flitet fare për dhurimin e sipërfaqeve tokë e plazh pronë shteti, por vetëm për ndërtimin e resortit mbi 3000 m2 tokë pronë private të Florenc Gjikurisë në Zonën Kadastrale Nr. 1739-Himarë.

Por me vendimin e qeverisë nr. 593, datë 7 Shtator 2022, Babloku i ka dhuruar Florenc Gjikurisë sipërfaqen 9157 m2 tokë shteti në Dhërmi; jo si investitor strategjik, por si investor i thjeshtë me kontratë koncesionare “1 Euro”, dhe me afat përdorimi të kësaj toke për 20 vite, për të ndërtuar njësi hotelerie e shërbimi prej druri dhe rikthim të tokës e investimit në shtet pas 20 vitesh.
Ndërsa me vendimin e qeverisë nr. 731, datë 13.12.2023, Babloku e ka shpallur resortin “White Roads Hotel” të Florencë Gjikurisë me statusin special “Investitor në strukturë akomoduese me 5 Yje-status special”, duke zhdukur statusin “Investitor Strategjik” që i dha me vendim nr. 1/6, datë 5 maj 2022 dhe me vendim qeverie nr. 593, datë 7 shtator 2022.
Sipas informacionit nga Ministria e Ekonomi-Financave, me këto 3 vendime të ndryshme e të ndryshuar të qeverisë, Babloku ia ka dhuruar përjetësisht sipërfaqen 9157 më tokë shteti, ku klientela e tij Florenc Gjikuria po ndërton resortin, ndërsa sipërfaqen 50 mijë m2 plazh, që ia ka dhënë në përdorim falas për 99 vite. SPAK le ta hetojë këtë fakt./Pamfleti
Lini një Përgjigje