TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia17 Dhjetor 2023, 10:02

Dhimbja e nënës Dinora Neçi: Shteti Qipriot nuk i liron vajzën e mitur të marrë peng nga babai monstër; Shteti Shqiptar hesht!

Shkruar nga Pamfleti
Dhimbja e nënës Dinora Neçi: Shteti Qipriot nuk i liron
Dinora Neçi me të bijën para se ta rrëmbenin /

Kuvendit, Presidencës, Qeverisë, Policisë e Drejtësisë së Shtetit Shqiptar, po i kujtojmë Kushtetutën dhe ligjet që i kanë miratuar vetë; sipas të cilave kanë detyrimin të marrin në mbrojtje e të shpëtojnë nga peng marrja dhe keqtrajtimi, çdo shtetas shqiptar brenda e jashtë Shqipërisë, sidomos fëmijët...

Vazhdon tortura shpirtërore dhe krimi ligjor i Shtetit të Qipros, ndaj nënës shqiptare Dinora Neçi, të cilës prej 8 vitesh, shtetasi greko-qipriot Nikolas Eleftheriou, i ka rrëmbyer vajzën e mitur dhe po ia mbanë peng pa përkujdesje mëmësore, ekonomike, arsimore e shëndetësore dhe me keqtrajtime e në izolim total në Qipro.
Ky person është babai biologjik i vajzës, nga një lidhje jashtë-martesore me shqiptaren Dinora Neçi; e cila nuk i ka dhënë asnjë miratim për të marrë vajzën në kujdestari fizike.
Po ai e ka rrëmbyer, e ka regjistruar vetëm me shtetësi greko-qipriote dhe i ka dhënë mbiemrin e tij, kur qysh nga lindja e në vazhdim sot, vajza është vetëm me shtetësi e pasaportë shqiptare.
Përpjekjet e nënës shqiptare Dinora Neçi, për të marrë vajzën, siç i takon në bazë të ligjeve qipriote, shqiptare e ndërkombëtare; prej 8 vitesh kanë qenë pa rezultat, mbasi babai i vajzës Nikolas Eleftheriou, ka bashkëpunim mafioz e financiar me policinë, drejtësinë dhe institucionet e Qipros, të cilët e kanë burgosur dhe përzënë disa herë me forcë.
Por dhe Shteti Shqiptar, prej 8 vitesh nuk po vepron e madje nuk po reagon fare, për këtë krim çnjerëzor ndaj një shtetaseje e nëne shqiptare, të cilës shtetasi qipriot, sadisti Nikolas Eleftheriou, i ka rrëmbyer vajzën Eleftheria Eleftheriou dhe po ia mbanë peng me dokumente false.
Policia, drejtësia e institucionet shqiptare, konkretisht Prokuroria, Anti-Trafiku, Interpol-Tirana, Ministria e Brendshme, Ministria e Jashtme, Komiteti Shqiptar i Helsinkit etj.; kanë marrë nga nëna shqiptare Dinora Neçi, kërkesa të shumta të shoqëruara me dokumente zyrtare që vërtetojnë rrëmbimin e vajzës së saj, por ende nuk kanë vepruar.
Policia e Interpol-Tirana, kanë denoncimet e nënës dhe dosjen e vajzës së saj të mitur, Eleftheria Eleftheriou; konkretisht Pasaportën Shqiptare me numër BB8530785 dhe ekzistencën në Regjistrin e Gjendjes Civile të Shqipërisë, ku figuron bashkë me nënën e saj “Beqare”.
Shteti shqiptar ka edhe adresën: “Ormideia, rruga Modestos Pantelis nr. 9- Qipro”, ku vajza e mitur po mbahet peng dhe e izoluar nga babai biologjik greko-qipriot, i cili e keqtrajton dhe nuk i ofron shërbimet jetësore normale.
P.sh., sipas ligjit qipriot "Për Sistemin e Përgjithshëm Shëndetësor”, neni 16 i tij përcakton që ‘përfitojnë shërbime shtetasit qipriotë, evropianë e të vendeve të treta, që kanë leje qëndrimi të rregullt ne Republikën e Qipros’.
Po kështu sipas këtij ligji, përfitues i shërbimeve të kujdesit shëndetësor, është çdo person që ka vendbanimin e tij të zakonshëm në zonat e kontrolluara nga Qeveria e Republikës dhe që është:
(a) Shtetasi i Qipros referuar dispozitave e Rregulloreve të KE-Nr. 883/2004 dhe Nr. 987/2009;
(b) qytetar i BE, i cili është punëtor me rrogë, ose i vetë-punësuar, ose ruan këtë status, ose ka fituar të drejtën e qëndrimit të përhershëm në bazë të dispozitave të së drejtës së qytetarëve të BE dhe familjarët e tyre.
Në vijim, Kuvendit, Presidencës, Qeverisë, Policisë e Drejtësisë së Shtetit Shqiptar, do t’i rikujtojmë Kushtetutën dhe ligjet që i kanë miratuar vetë; sipas të cilave kanë detyrimin të marrin në mbrojtje e të shpëtojnë nga pengmarrja dhe keqtrajtimi, çdo shtetas shqiptar brenda e jashtë Shqipërisë, sidomos fëmijët.
Siç duhet veprojnë, por nuk po veprojnë, për rastin i vajzës së mitur Eleftheria Eleftheriou të Dinora Neçit nga Berati, të cilën, babai i saj biologjik greko-qiprioti Nikolas Eleftheriou, e ka rrëmbyer pa miratimin e nënës shqiptare, dhe po e mbanë peng në Qipro me dokumente false e në kushte të vështira./Pamfleti

dinora neçi shteti qipriot vajza e mitur e marrë peng shteti shqiptar hesht

Lini një Përgjigje