Leonard Koka, deklaroi para 4 ditësh: - Edi Rama e mashtroi Lefterin, duke i thënë të pranonte arrestimin se do ta nxirrte me “Arrest shtëpie”, por ai është dënuar nga 10 vite burg për landfillet Elbasan e Fier dhe u ri-arrestua brenda burgut për landfillin e Tiranës; ndërsa Klodian Zoton, Mirel Mërtirin e Stela Gugalljan, Babloku i njoftoi të arratiseshin 3 ditë para se SPAK të nxirrte urdhër-arrestet për ta...
Më 15 dhjetor 2023, ish-ministri Lefter Koka filloi vitin e tretë të arrestimit e izolimit në qelitë e para-burgimit, duke u trajtuar nga SPAK si “koka” i aferës së 3 landfilleve.
Ndërsa 3 kokat faktike e zyrtare Edi Rama, Engjëll Agaçi e Erjon Veliaj, që kanë bërë dhe kanë firmosur pazaret mbi 450 milionë Euro me Klodian Zoton e Mirel Mërtirin,
SPAK i konsideron pa asnjë përgjegjësi dhe i la jashtë dosjes hetimore.
Po si u përdor e u bë “kurban” Lefter Koka nga Babloku; dhe si i ndihmoi ky i fundit Klodian Zoton, Mirel Mërtirin e Stela Gugalljan të shpëtonin nga prangat?
Siç dihet, Lefter Koka është dënuar me 10 vite burg për landfillin e Elbasanit. SPAK ka kërkuar 10 vite burg dhe për landfillin e Fierit, ndërsa para 1 jave iu dha masa “Arrest me burg” brenda burgut për landfillin e Tiranës, madje me akuza më të rënda se për dy landfillet e tjerë.
Pas arrestimit, “Pamfleti” publikoi një informacion nga familja e tij dhe nga burime brenda klanit të Bablokut, se arrestimi ishte skenar i Edi Ramës me Lefter Kokën dhe shefin e SPAK, Arben Kraja, për të krijuar imazhin sikur po bëhej drejtësi e ai do lirohej shpejt me “arrest shtëpie”.
Ky skenar i Edi Ramës, Lefter Kokës e Arben Krajës më 4 dhjetor 2021, ose 10 ditë para arrestimit të tij, është bërë publik në media, nga vëllai i tij Leonard Koka më 12 nëntor 2023, pas vendimit të SPAK për urdhër-arrestin e tretë të Lefter Kokës brenda burgut.
Leonard Koka e nxori të vërtetën, sepse pas një premtimi “burrash”, për të mos folur për punët e pista e për të mos cenuar njeri-tjetrin, kur besa nuk mbahet nga njëra palë, durimi humbet dhe pakti prishet e gjërat nxirren sheshit.
Ja çfarë deklaroi Leonard Koka, pasi SPAK vendosi urdhër-arresti dhe për landfillin e Tiranës:
Leonard KOKA: - Kam qenë prezent, kur Edi Rama i tha Lefterit se do bëhej skenar për ta arrestuar pak kohë sa për ‘show’ për landfillet, dhe shumë shpejt do lirohej, maksimumi pak kohë me “Arrest shtëpie” e çështja do mbyllej, por e mashtroi dhe ai u la në burg, sepse me dënimin e tij, Edi Rama mbyll çështjet e tij me inceneratorët. Gjithçka është skenar me regji të Edi Ramës”.
Deklarimin e Leonard Kokës e vërteton fakti, që sipas skenarit me Bablokun e Arben Krajën, ish-ministri Lefter Koka u arrestua nga policia, duke pritur te hyrja e fermës, me valixhet me rroba dhe i shoqëruar nga familjarët që e përcollën për në burg, me mendimin se do dilte shpejt.
Por ka filluar vitin e tretë në paraburgim dhe nuk dihet kur do lirohet, mbasi për dy landfillet Elbasan e Fier është dënuar nga 10 vite me 30% ulje nga gjykimi i shkurtuar, ndërsa për landfillin e Tiranës nuk dihet sa vite do dënohet.
Ndërsa për Klodian Zoton, Mirel Mërtirin e Stela Gugalljan që nuk i donte në burg, sepse me ta ka ndarë milionat e landfilleve, Babloku bëri skenarin e arratisjes së tyre më 10 dhjetor 2021, ose 3 ditë para se SPAK të lëshonte urdhër-arrestet për ta.
Por Babloku që i premtoi lirim të shpejt Lefter Kokës, është pyetur 7 herë për arrestimin e tij, dhe ka dhënë të njëjtën përgjigje: - Atje e kanë vendin ata që “hanë dardha” pas shpinës time; unë nuk kam asnjë lidhje me ato çfarë ka bërë ai dhe nuk jam avokat i tij”./Pamfleti
Lini një Përgjigje