Për këtë skemë vjedhjeje me ortakun e tij në baste e kulla; më 6 dhjetor 2023, kryeministri Edi Rama ndryshoi vendimin e qeverisë të datës 27 dhjetor 2022, me të cilin i kishte dhënë 2.5 milionë Euro për blerje uniformash të ekipeve sportive shkollore, të cilat Fidel Ylli i zhvati me tenderë fiktivë...
Ashtu si në fund-vitin e kaluar, kryeministri Edi Rama nuk mund ta mbyllte edhe këtë vit, pa i dhuruar një çek të majmë financiar Fidel Yllit, mikut, sekserit dhe ortakut të tij e të Olsi Ramës në biznese bixhozi e kullash.
Në mbledhjen e qeverisë të datës 6 dhjetor 2023, Babloku vendosi që nëpërmjet Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Yllit t’i jepen 3.5 milionë Euro nga taksat publike, hequr nga fondet që qeveria i ka akorduar për ngrohjen e nxënësve në shkolla.
Këtë çek, me vlerë të barabartë sa bonusi i Vitit të Ri për 70 mijë pensionistë, Babloku ia dhuroi Fidel Yllit, nën maskën e gjoja financimit, që qeveria po bën për uniformat e ekipeve sportive shkollore për aktivitetet e vitit 2023, kur pas 3 javësh fillon viti 2024.
Për të realizuar këtë skemë vjedhjeje me Fidel Yllin, “yllin” e botës së korrupsionit, kryeministri Edi Rama urdhëroi Ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu, të bënte një kërkesë-propozim formal, për të ndryshuar vendimin e qeverisë të datës 27 dhjetor 2022.
Me atë vendim të para 1 viti, Fidel Ylli ka marrë 2.5 milionë Euro, ndërsa me ndryshimin e bërë më 6 dhjetor 2023, vlera totale iu bë 6 milionë Euro, duke i shtuar 3.5 milionë Euro për gjoja blerje uniforma sportive të ekipeve shkollore.
Në vendimin e ndryshuar të para 3 ditëve, përcaktohet kushti, që Ministria e Arsimit dhe Ministria e Financave, këto 3.5 milionë Euro shtesë, t’ia japin brenda muajit shkurt 2024 Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Por sipas informacionit të ardhur në “Pamfleti”, Fidel Ylli i ka kërkuar Ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu, që i gjithë fondi t’i jepet para mbylljes së vitit.
Ministrja Ogerta Manastirliu, një ditë pas marrjes së vendimit të qeverisë, në datën 7 dhjetor 2023 i është drejtuar me Shkresë Nr. “Extra” Ministrit të Financave, Ervin Mete, që fondi 3.5 milionë Euro për Komitetin Olimpik Shqiptar, d.m.th, për Fidel Yllin, të jepet para Vitit të Ri.
Pa asnjë dyshim, që ashtu si vendimi i qeverisë, edhe çdo veprim brenda 24 orësh, është bërë me urdhër të Bablokut, që duket se ka llokmën e madhe në këtë pazar.
Ndërsa letrat e tenderëve për të justifikuar edhe zhvatjen këtyre 3.5 milion Euro, Fidel Ylli di t’i “qep”, ashtu siç i duhen Drejtorisë së Financës të Komitetit Olimpik Shqiptar dhe Drejtorisë së Financës e Auditit të Ministrisë së Arsimit./Pamfleti
Lini një Përgjigje