TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia15 Dhjetor 2023, 14:40

Afera 4 milionë euro me Kujtim Lamin për shuarjen e zjarreve nga ajri, zbardhet arsyeja pse Haki Çako u thirr në SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Afera 4 milionë euro me Kujtim Lamin për shuarjen e zjarreve nga ajri,

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako është paraqitur sot në SPAK ku ka qëndruar për gati 1 orë.

Në një prononcim për media pasi doli nga ambientet e SPAK, Çako u shpreh se ishte thirrur në cilësinë e personit që kishte dijeni për hetimet, por u rezervua të jepte më shumë detaje.

Nuk dihet zyrtarisht se për çfarë dosje e ka thirrur SPAK-u, por Prapaskena ka denoncuar më herët një aferë 4 milionë euro, në të cilën dyshohet se është përfshirë Çako, me një personazh të quajtur Kujtim Lami, gjoja për shuarjen e zjarreve.

Lami ka marrë paratë për shuarjen e zjarreve nga ajri në zonat e Karaburunit, por pa pasur helikopter apo ndonjë mjet tjetër fluturues. Ndoshta Lami i ka shuar zjarret nga maja e Llogarasë me…

Në 4 prill të vitit 2020, Kujtim Lami ka themeluar kompaninë ‘Vivahelicopters’, me nipt (M01624004A) me objekt shërbime me mjete ajrore për fluturime turistike, mjekësore, operacione ajrore për shuarjen e zjarrit, fluturime luksi VIP etj. Kapitali i kompanisë është 200 mijë lekë.

Pra kemi të bëjmë me një kompani fantazmë, thjesht në letra, sigurisht pa mjete fluturuese, pasi me 200 mijë lekë mund të ngresh vetëm një balonë letre.

Çfarë ndodh? Më 16 gusht të vitit 2021, drejtori i AKMC, Haki Çako dhe pronari i kompanisë fantazmë ‘Vivahelicopters’, Kujtim Lami, lidhin një kontratë me vlerë rreth 4 milionë euro, sipas të cilës kompania e Lamit do të fikte zjarret me helikopter, në zonat e prekura të Gadishullit të Karaburunit, Bashkia Vlorë.

Po nga do ta gjente helikopterin Kujtim Lami për të fikur zjarret, me kompaninë e tij në letra, me kapital 200 mijë lekë?

A e ngriti ndonjëherë helikopterin imagjinar Kujtim Lami për të zbatuar kontratën e lidhur me Haki Çakon, për shuarjen e zjarreve?

Natyrisht që përgjigjen duhet ta japë SPAK-u. Paratë kanë kaluar në llogari të kompanisë ‘Vivahelicopters’, pa kryer asnjë shërbim.

Afera flagrante nuk është edhe kaq e thjeshtë sa duket. Fillimisht ka pasur një urdhër të Ministrit të Mbrojtjes për rritjen e kapaciteteve për shuarjen e zjarreve nga ajri.

Urdhri ngarkonte AKMC, Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Drejtorinë e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar për të marrë masat për caktimin e fondit. Më pas është ngritur një grup pune për përzgjedhjen e kompanisë dhe negocimin e kushteve të marrëveshjes.

Janë përcaktuar disa kritere që duhet të plotësojë kompania, si të ketë kryer punë të ngjashme, të disponojë helikopter të pajisur me mjetet e nevojshme për fikjen e zjarrit nga ajri, të ketë autorizim për të kryer shërbime fluturimi në raste të emergjencave civile, të ketë leje fluturimi, të bëjë njê vetdeklarim që mjetet fluturuese janë në gjendje të mirë teknike dhe operatori zotëron të gjitha kapacitet ligjore dhe teknike për ushtrimin e aktivitetit.

A i ka paraqitur këto dokumente kompania Vivahelicopters?

A janë verifikuar dokumentet nga grupi i punës?

Kush e ka ndjekur zbatimin e kontratës?

Pse nuk është denoncuar në prokurori Kujtim Lami për mashtrim dhe vjedhje?

Grupi i Haki Çakos që bëri letrat e tenderit fiktiv 4 mln euro.

Gentian Shakulli, Kujtim Laçka, Brisilda Sina, Andi Pogaçi dhe Leonard Qyra dhe një përgjegjës sektori për buxhetin P.K, janë zyrtarët Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, të ngarkuar me detyrën e monitorimit të zbatimit të kontratës fiktive mes Agjencisë dhe kompanisë fantazmë Vivahelicopters të Kujtim Lamit, gjoja për të fikur zjarret nga ajri në zonat e Karaburunit në këmbim të 4 milionë eurove para publike.

Anxhela Pujo, Andi Pogaçi, Gentian Shakulli dhe B. C, kanë firmosur regjistrin e orëve të punës që gjoja ka realizuar kompania e fantazmë Vivahelicopters të Kujtim Lamit, për shuarjen e zjarreve në Karaburun, pa pasur asnjë kapacitet për të kryer këtë shërbim dhe pa plotësuar asnjë nga kriteret e tenderit.

Kur SPAK të administrojë letrat e këtij tenderi, zyrtarët e lartpërmendur janë të parët që do të vishen me përgjegjësi penale, pasi kanë ‘monitoruar’ dhe kanë firmosur për një shërbim që kompania fantazmë Vivahelicopters nuk e ka kryer kurrë, por vetëm ka marrë paratë.

Nga një auditim i Kontrollit të Lartë i Shtetit është konstatuar se nuk ka asnjë dokument dhe asnjë provë që kompania fantazmë Vivahelicopters, themeluar disa muaj para se të merrte tenderin dhe me kapital 200 mijë lekë, të ketë ngritur ndonjë helikopter për të shuar zjarret, siç parashikohet në kontratë.

Grupi i punës për monitorimin e kryerjes së shërbimit është ngritur me urdhrin e Drejtorit të Përgjithshëm Haki Çako nr. 109, datë 03.08.2021, protokolluar me nr. 1710 prot., datë 03.08.2021. Grupi i punës është ngritur pasi me 16 gusht të vitit 2021, drejtori i AKMC, Haki Çako dhe pronari i kompanisë fantazmë ‘Vivahelicopters’, Kujtim Lami, kishin lidhin një kontratë me vlerë rreth 4 milionë euro, sipas të cilës kompania e Lamit do të fikte zjarret me helikopter, në zonat e prekura të Gadishullit të Karaburunit, Bashkia Vlorë.

“Dokument vërtetues i urdhër shpenzimit nr. 135, datë 15.09.2021, është urdhri i Drejtorit të Përgjithshëm nr. 129, datë 15.09.2021 për likuidimin e shoqërisë “V.H.”. …fatura elektronike nr. 4/2021, datë 17.08.2021 në të cilën përcaktohet 89.06 orë për vlerën 36,069,300 lekë. Fatura nuk shoqërohet nga asnjë dokument tjetër për kohën operacionale të kryer në fakt referuar: Pra nuk ka një dokument (akt verifikim, akt konstatim, procesverbal etj, ku te jenë përcaktuar lëvizjet e helikopterëve sipas plan veprimit, te urdhëruar dhe firmosur nga personat përkatës të përfshirë në operacion si: AKMC, Mbrojtjes ndaj zjarrit (MNZ) në teren, Qendrës Kombëtare Operacionale Civile (QKOEC) dhe Operatorit ekonomik “V.H.” etj )

Si konkluzion: Shpenzimi i kryer në vlerën 36,069,300 lekë, nuk provohet me dokumentacionin e përcaktuar në marrëveshje dhe kontratë…”, ka konstatuar KLSH.

Për të mbuluar vjedhjen e 4 milionë eurove për një shërbim që nuk është kryer, në lojë ka hyrë një këshilltar i ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, i përfshirë më parë në praktika korruptive në Ministrinë e Bujqësisë.

Gjatë një fundjave, këshilltari i Peleshit ka zëvendësuar dy fletë nga kontrata, me qëllim për të çakorduar SPAK-un kur të nisë një hetim.

Përcaktimet e grupit të punës për përzgjedhjen e kompanisë dhe negocimin e kushteve të marrëveshjes, nuk gjendjen më në kontratën që është manipuluar nga këshilltari i Niko Peleshit.

Grupi i punës i ngritur nga R.H., H.C., B.S., R.B. dhe J.M., në pikën 1 “Termat e referencës për shërbimin e kërkuar përveç të tjerave është shprehur “………….Shoqëria ka detyrimin që të njoftojë ALB Kontrollin për fluturimet e kryera në përputhje me parashikimet e kodit ajror dhe akteve të tjera ligjore në fuqi”.

Kjo pikë është zhdukur nga kontrata nga këshilltari i Niko Peleshit, i cili dyshohet se ka marrë rreth 300 mijë euro nga ndarja e parave.

Ky parashikon është grisur dhe zëvendësuar nga kontrata, me qëllim që SPAK-u, kur të nisë hetimet, të mos ketë mundësi që të kërkojë informacion nga ALB Kontrollin nëse kompania që ka marrë paratë ka kryer apo jo ndonjë fluturim. Afera korruptive është sa banale aq edhe flagrante./Prapaskena

afera 4 mln euro haki cako spak

Lini një Përgjigje