Prokurorët që paguhen 5 milionë lekë në muaj nga taksat publike dhe trajtohen posaçërisht nga shteti për të bërë drejtësi reale e të barabartë, po sillen si “cuba” para autorëve të shkrimeve dhe dridhen si “lepuj” para bosëve të krimeve...
Është tepër i rëndë skandali i prokurorit të SPAK, Behar Dibra, duke mbajtur “de-fakto” në masë arresti me izolim total për 11 orë, gazetarin Elton Qyno, shoqëruar me dhunë psikologjike, si shantazh për të treguar burimet e informacioneve të shkrimeve që ka publikuar.
Këtij skandali, me përmbajtje të plotë vepër penale të trefishtë, të kryer me dashje nga prokurori Behar Dibra; institucioni i SPAK i doli në mbrojtje të turpshme kolektive, duke e konsideruar “Kryerje detyre në zbatim të ligjit”.
Kur ligji nuk e detyron gazetarin të deklarojë burimet e lajmeve që përdor në shkrimet e tij, por sipas nenit 279 të kodit të Procedurës Penale, sekretet hetimore ka detyrim t’i ruaj vetë prokurori, në të kundër duhet të procedohet penalisht për “Shpërdorim detyre”.
Por tamam si në operacionet e anti- mafies ndaj krerëve të grupeve mafioze, hetues të BKH, agjentë e prokurorë të SPAK, bastisën banesën e gazetarit Elton Qyno, duke i tmerruar fëmijët e mitur, madje ua shqyen lodrat e blera për Vitin e Ri.
Nuk themi, që agjentët BKH dhe prokurorët e SPAK, të mos kryejnë detyrën, por sjellja e tyre tipike banditeske ndaj gazetarit Elton Qyno, dëshmoi edhe njëherë, fytyrën e tyre me shuma maska në kryerjen e detyrës.
Prokurorët që paguhen 5 milionë lekë në muaj nga taksat publike dhe trajtohen me makina luksoze, siguracione, shpërblime, 45 ditë pushime nga shteti e roje, për të bërë drejtësi reale e të barabartë, po sillen si “cuba” para autorëve të shkrimeve dhe dridhen si “lepuj” para bosëve të krimeve.
P.sh., brenda ditës, shkulën dhe përmbysën çdo gjë në banesën e gazetarit Elton Qyno, por prej 1 muaji, nuk po guxojnë të shkojnë te vilat, hotelet dhe bizneset e krye-trafikantit Ervin Luan Mata, të cilit pasi i thanë të arratiset e shpallën në kërkim.
Sepse shefat e SPAK dhe BKH, e dinë që “Boli” i kokainës është mik i familjes kryeministrore, merr leje kullash me vendimet e Bablokut, sponsorizon fushatat e PS dhe nuk i përfill fare “trimat” e SPAK, ose i josh me ndonjë çek apo paketë pushimesh luksoze jashtë Shqipërisë.
Rasti tjetër: megjithëse ish-ministrin Ilir Beqja, SPAK e ka marrë të pandehur, me masën “Detyrim paraqitje” për aferën korruptive 140 milionë Euro të pajisjeve kirurgjikale, nuk po i sekuestron telefonat dhe nuk po i bënë kontrolle në 11 apartamentet, 4 vilat dhe 5 bizneset që ka, sepse e dinë që në këtë aferë është bashkë me Bablokun e Engjëll Agaçin.
Gazetarit Elton Qyno, që jeton me punën e tij të ndershme dhe bënë detyrën me korrektesë, hetuesit e BKH dhe prokurorët e SPAK i shkuan si banditë në shtëpi; por prej 1 viti nga shpallja në kërkim, nuk po guxojnë të kontrollojnë te apartamentet, vilat dhe bizneset “Call-Center” të Aman Josifit, sepse e dinë që ai është ortak me Olsi Ramën dhe Babloku... “ua tredh hallatet”.
“Trimat” e SPAK që kanë filluar të marrin peng, të izolojnë e të shantazhojnë gazetarët që bëjnë detyrën, nuk po guxojnë të shkojnë për kontroll te vilat, zyrat dhe magazinat e trafikantit Trifon Murataj të “Bana King”, te banesat dhe resortet e vëllezërve trafikantë të Fatmir Xhafës e ish-prokurorit Petrit Fusha etj., etj./Pamfleti
Lini një Përgjigje