TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia14 Dhjetor 2023, 14:56

Armela Krasniqi e AMA, “çekiç” në dorën e Aleksandër Frangajt për të asgjësuar rivalët e tij; ja  sulmi ndaj “TIBO”

Shkruar nga Pamfleti

Armela Krasniqi e AMA, “çekiç” në dorën e

Pasi shkatërroi “Sat Plus” dhe rrëmbeu aksionet e “Digitalb” të familjes së Dritan Hoxhës, Aleksandër Frangaj, po përdor kartën e AMA dhe djalin e tezes, Ervin Çelaj, Drejtor i Inspektimit e Mbikëqyrjes në AMA, për të masakruar platformën “TIBO” me gjoba në seri, pezullim aktiviteti e heqje licence...

Me Kushtetutë, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) dhe Kryetarja Armela Krasniqi janë të pavarur, por faktikisht janë të varur plotësisht nga Aleksandër Frangaj, “monstra” i krimeve mediatike, kullave e resorteve, madje i zhytur dhe te miliardat e landfilleve.

Pasi shkatërroi “Sat Plus” dhe rrëmbeu aksionet e “Digitalb” të familjes së Dritan Hoxhës; derdimeni  Aleksandër Frangaj ka uzurpuar dhe drejtimin e Autoritetit të Mediave Audiovizive, duke futur kthetra kryetren dhe emëruar Drejtor të Inspektimit e Mbikëqyrjes në AMA, djalin e tezes Ervin Çelaj.

Nëpërmjet djalit të tezes, ai piketon dhe sulmon konkurrentët e rrjeteve mediatike e dixhitale, ndërsa nëpëmjet kryetares “kukull” të AMA, Armela Krasniqi, cakton dhe vendosë masat ndëshkimore me gjoba, pezullime e heqje licensash, për subjektet rivalë të Aleksandër Frangajt.

Rasti më flagrant klientelist, është sulmi i paligjshëm, që Kryetarja e AMA, Armela Krasniqi, d.m.th, Aleksandër Frangaj duke e përdorur atë si “çekiç”, po vazhdon të bëjë ndaj Platformës “TIBO”, që prej disa vitesh e sidomos gjatë viteve 2022-2023, është konkurrente potenciale ndaj platformave “Klani im” e “Digitalb”.

Me urdhër dhe skema të Aleksandër Frangajt, “mama” e AMA po persekuton platformën “TIBO”, duke e dhunuar me të gjitha llojet e saksioneve ekstreme, për llogari të interesave të pista të “Digitalb”-it dhe “Klani im”.

Pasi votoi për të prishur kontratën ekskluzive të “TIBO”, të firmosur nga Vjollca Hoxha e “Top Channel”, Aleksandër Frangaj përdori për sulme, djalin e tezes Ervin Çelaj, Drejtor i Inspektimit e Mbikëqyrjes në AMA, për të masakruar platformën “TIBO” me gjoba të shumta, pezullim aktiviteti e heqje license.

Gjobat dhe propozimet e vartësit Ervin Çelaj, kushëri i Aleksandër Frangajt; kryetarja e AMA i ka miratuar me nënshtrim e shpejtësi, sepse janë urdhëruar nga Aleksandër Frangaj, i cili synon të eliminojë çdo konkurrent në platformat mediatike e dixhitale, sidomos platformën “TIBO” që është rivale e fortë e tij.

Themi që Armela Krasniqi, prej 2 vitesh e gjysmë kryetare e AMA, në rastin e sulmit ndaj “TIBO”, është “çekiç” i përdorur nga Aleksandër Frangaj; sepse ish-kryetari i AMA, Genti Sala, për çështjen “TIBO” e “Digitalb” ka vendosur sipas ligjit, që konflikti kontraktual mes palëve ndjek vetëm rrugën gjyqësore.

Por tani që AMA komandohet nga Aleksandër Frangaj, kryetarka Krasniqi, nuk respekton rrugën ligjore, por merr vendime sanksionesh pa vendim gjykate, duke i nisur sulmet ndaj platformës “TIBO”, 1 muaj pas emërimit në detyrë e deri tani me 14 gjoba e heqje licence.

Paligjshmëria u vërtetua nga gjykata, pas vendimit të së cilës, AMA u detyrua të pezullojë heqjen e licensës, por me urdhër të Aleksandër Frangajt; me 23 gusht 2023 ajo vërsuli kushëririn e Sandrit, “zarin” Ervin Çelaj, të ri-bënte hetim tjetër e të vendoste edhe 4 gjoba ndaj platfomës “TIBO”, por këtë herë për kontratën me “Tring”, kur palët kanë një kontratë bashkëpunimi midis tyre. (Vijon)./Pamfleti

armela krasniqi ama aleksandër frangaj tibo

Lini një Përgjigje