TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia18 Dhjetor 2023, 09:00

Prishtinë/ Rektori “liliput” Qerim Qerimi, e quan “reformë” heqjen e emrit të Hasan Prishtinës nga Universiteti

Shkruar nga Pamfleti
Prishtinë/ Rektori “liliput” Qerim Qerimi, e quan
Qerim Qerimi dhe Universiteti "Hasan Prishtina"

Nuk do ta zëvendësojnë me emër tjetër, por universitetin do ta lënë pa emër; kur emri i madh i Hasan Prishtinës nuk e cenon, por e nderon dhe lartëson imazhin e këtij universiteti, mbasi është krenari e dinjitet në mbarë trojet shqiptare e në mbarë botën ku ka shqiptarë, për ata që diplomat e tyre i kanë dhe do t’i kenë me emrin “Universiteti Hasan Prishtina”...

Në vitin 2012, me rastin e përkujtimit të 100-Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Universitetit të Prishtinës iu vendos emri i Heroit Mbarëkombëtar Hasan Prishtina, si vijim i nderimit të kësaj figure të madhe, pas vendosjes së shtatores së tij më 28 nëntor 2011.

Por rektori i sotëm i këtij universiteti dhe stafi i tij akademik, ndoshta me ndonjë urdhër apo pazar politik e anti-kombëtar, po përdorin marifetin dhe djallëzinë e ndryshimit statutor universitar, për t’i hequr Universitetit emrin e Hasan Prishtinës.

Nuk do ta zëvendësojnë me emër tjetër, por universitetin do ta lënë pa emër; kur emri i madh i Hasan Prishtinës nuk e cenon, por e nderon dhe lartëson imazhin e këtij institucioni, mbasi është krenari e dinjitet në mbarë trojet shqiptare e në mbarë botën ku ka shqiptarë, që diplomat janë me emrin “Universiteti Hasan Prishtina”.

Po përse rektori Qerim Qerimi dhe “guralecët” e stafit të tij, duan t’ia heqin universitetit emrin Hasan Prishtina, kur ky emër nuk e prish imazhin, por i jep dinjitet historik e aktual drejtuesve, trupës mësimore, studentëve, shtetit, kulturës dhe armimit të Kosovës e mbarë kombit shqiptar?!

Mbi këtë arsyetim e prandaj; universitetit të Prishtinës iu vendos emri i këtij personaliteti të kombit, ditën historike e kombëtare të 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Pa dhënë asnjë argument logjik e historik, rektori i universitetit, Qerim Qerimi, çmendurinë për heqjen e emrit të Hasan Prishtinës, por e trajton si “reformim e zhvillim akademik”.

Prej 11 vitesh, ky universitet ka nxjerrë studentë me emrin ‘Hasan Prishtina’, ndërsa tani kanë nisur skenarët për t’ia hequr këtë emër, a thua se do ngelen në histori, emrat e atyre që drejtojnë univesitetin, të cilët këtë turp kombëtar e kanë paraqitur për votim në Parlamentin e Kosovës.

Kundër kësaj aventure që cenon ndjenjat kombëtare, kanë dalë studentë, profesorë, akademikë, publicistë, politikanë e shoqëria civile nga të gjitha trojet shqiptare, por edhe nga vendet ku jetojnë shqiptarë.

Këtë reagim e drejton Fondacioni “Hasan Prishtina” në bashkëpunim me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore-Kulturore Shqiptare në Shkup dhe Shoqatën Atdhetare Kulturore “Luma”, të cilët organizuan tubim para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ndërsa slogani i tubimit të studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, është ky: “MOS MA PREK HASAN PRISHTINËN”, por deri më tani, prej qeverisë e institucioneve të tjera, nuk ka patur asnjë reflektim.

Ka sinjale, se kryeministri Albin Kurti, mund të jetë në dakordësi me rektorin Qerim Qerimi për t’i hequr universitetit emrin Hasan Prishtina; dyshim i krijuar nga Vendimi Nr. 10/165, datë 12.10.2023 i Qeverisë së Kosovës me firmën e Albin Kurtit, që miraton ndryshimet statutore të Universitetit të Prishtinës, ku një ndër pikat është heqja e emrit të Hasan Prishtinës.

Është në nderin e qeverisë dhe personalisht të kryeministrit Albin Kurti e të krejt parlamentit të Kosovës, që jo vetëm të mos e votojnë këtë çmenduri të drejtuesit të universitetit shtetëror të Prishtinës, por duhet të pezullojnë nga detyra rektorin Qerim Qerimi./Pamfleti

 

qerim qerimi hasan prishtina universiteti

Lini një Përgjigje