Janë gjetur edhe biseda për takime e pazare me oligarkë, trafikantë, drejtues policie, gjyqtarë e prokurorë, si dhe spiunllëqe nga ministra e deputetë shumë të afërt të Edi Ramës, për punët e fshehta të Kryeministrit në shërbim të mbajtjes së pushtetit, por dhe intriga të Monikës e Ilirit kundër Sali Berishës, bërë me deputetët më të besuar të tij...
Kur dy javë më parë, agjentët e BKH shkuan për kontroll te selia e Partisë së Lirisë, te 2 apartamentet te “Kodra e Diellit” dhe te vila e çiftit Meta-Kryemadhi në Lalëz, Monika e quajti shpifje, duke thënë se nuk i janë bërë kontrolle, ndërsa Iliri heshti ngaqë është “sëmurë”.
Por Monika, nuk tha që para kontrollit të selia e partisë dhe të banesat e vila në Lalëz, BKH i ka sekuestruar telefonin e kompjuterin që përdorte përditë dhe dokumente që mbante në shtëpi e zyrë.
Pas zbardhjes së bisedave e mesazheve të para, agjentët e BKH krijuan indice dhe me vendim të Gjykatës, bënë kontroll te banesa e nënës dhe vëllait Fatime e Drini Kryemadhi, ku sekuestruan 5 telefona, 2 kompjuterë, 4 USB e 2 arka bananesh me dokumente që i përkasin Monikës.
Ajo bëri kërkesë në gjykatë, që BKH e SPAK të mos këqyrnin telefonat, kompjuterët, USB-të e dokumentet dhe t’i riktheheshin; por me vendim gjykate, ato ishin futur në proces verifikimi dhe kishte nisur nxjerrja e materialeve, në kuadër të hetimit ndaj saj për lobime e pastrim parash.
Më 7 dhjetor 2023, gjykata rrëzoi kërkesën e Monika Kryemadhit, duke i dhënë liri veprimi BKH-së e SPAK-ut, për të vazhduar hetimin e pajisjeve dhe materialeve të sekuestruara asaj, si dhe ato që kishte fshehur te shtëpia prindërore.
Kërkesa e Monikës, është bërë në bazë të nenit 222/3 të Kodit të Procedurës Penale, që ka të bëjë me kundërshtimin dhe bllokimin, paligjshmërinë e rezultateve hetimore të nxjerra nga përgjimet apo tabulatet, si dhe fshirjen e çdo materiali të marrë përmes kësaj rruge hetimore.
Meqë është në fazë hetimi paraprak; për të mos cënuar hetimin me publikim provash konkrete, po përmendin vetëm një informacion të mbyllur, që “Pamfletit” ka siguruar konfidencialisht, ku thuhet se nga kontrolli paraprak e deritanishëm, BKH ka zbuluar shumë pisllëqe në telefonat, kompjuterët, USB-të dhe dokumentet e Monika Kryemadhit.
Duke qenë, se këto janë prova e indicie në fazën e hetimit paraprak, nuk mund të jepen detaje të tjera; por po themi, se BKH ka gjetur shumë prova te pajisjet dhe dokumentet, të cilat vërtetojnë indiciet e akuzat për veprat penale të korrupsionit, lobimeve, pastrimit të parave me transaksione, transferta e biznese offshore në qarqet mafioze ruse.
Në telefonat, kompjuterët dhe USB-të e saj, janë gjetur biseda për takime e pazare me oligarkë, trafikantë, drejtues policie, gjyqtarë e prokurorë, si dhe spiunllëqe nga ministra e deputetë shumë të afërt të Edi Ramës, për punët e fshehta të Ramës në shërbim të mbajtjes së pushtetit, por dhe intriga të Monikës e Ilirit kundër Sali Berishës, bërë me deputetët më të besuar të tij.
Po kështu, janë gjetur spiunllëqe të Monikës, lidhur me planet e Sali Berishës e intriga të saj dhe të Ilir kundër tij; si dhe kontakte e mesazhe tekst, audio-video dhe pra transaksionesh e kontrata punësh ilegale me mafiozë shqiptarë, grekë, kosovarë, maqedonas, turq e deri kinezë që janë në listën e zezë të SHBA dhe i gjurmon FBI. Kaq për sot./Pamfleti
Lini një Përgjigje