Nuk themi, që udhëheqësi të mos e rinojë stafin, dhe as të mos marrë pranë vetes vajzën e mikut sekser për t’i hapur rrugët e karrierës; por duke qenë se prej 5 vitesh po shfrytëzon avionin e kompanisë së saj, është dukshëm si dhe në shumë raste të tjera, që po e përdor kryeministrinë dhe krejt qeverinë si kompani private...
Udhëheqësi largpamës i partisë dhe i popullit tonë, Edi Rama, që ka vendosur të qeverisë përmes inteligjencës artificiale, ka filluar ta rifreskojë stafin e ngushtë kryeministror, me vajza të reja, që kanë të dhëna për t’i kryer shërbimet zyrtare sipas shijeve të tij.
Në një informacion të ardhur, thuhet se ditët e fundit, udhëheqësi ka shtuar stafin e tij me 13 këshilltare e eksperte të gjeneratës së re, mes tyre 26-vjeçaren Rejana Idrizi, të cilën e ka emëruar këshilltare për çështjet e transportit e navigacionit ajror, siç duket ngaqë në Shqipëri po shtohen aeroportet.
Siç dihet, udhëheqësi i përzgjedh vartësit nëpërmjet konkursit me shkrim e me gojë, por ndoshta është rastësi, që këshilltarja e re Rejana Idrizi, është vajza e Sinan Idrizit, president i Klub-Futboll “Flamurtari” të Vlorës, i njohur publikisht si “mik” i Bablokut, por faktikisht është sekser e postier i tij në pazaret e pista me Erdoganin dhe grupet mafioze turke.
Përveçse është vajza e Sinan Idrizit të famshëm të Vlorës, ajo është dhe ortake te kompania “Air Albania” e çarterit që përdor Babloku, ku bashkë me të ëmën e saj Najada Idrizi, kanë 41% pronësi të kësaj kompanie ajrore, ndërsa 49% i ka dhëndri i Erdogan e 10% qeveria shqiptare.

Pronare të kompanisë së çarterit të Bablokut, gruaja dhe vajza e Sinan Idrizit, u bënë pasi ky, me miratim të Belinda Ballukut si drejtuese e ministrisë ortake e licencuese; u transferoi aksionet, për shkak se ai ka dosje hetimore për punë të pista në Shqipëri, Turqi, Kosovë, Qipro, Bjellorusi, Azerbajxhan e Dubai dhe është i skeduar nga FBI.
Askush nuk e di se çfarë shkollimi ka këshilltarja ajrore e Bablokut dhe ortakja e kompanisë së Carterit; madje emri i saj nuk figuron as në tatime, por thuhet se më shumë qëndron jashtë Shqipërisë.
Nuk themi, që udhëheqësi të mos e rinojë stafin, dhe as të mos marrë pranë vetes vajzën e mikut sekser për t’i hapur rrugët e karrierës; por duke qenë se prej 5 vitesh po shfrytëzon avionin e kompanisë së saj, është dukshëm si dhe në shumë raste të tjera, që po e përdor kryeministrinë dhe krejt qeverinë si kompani private./Pamfleti
Lini një Përgjigje