TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia21 Dhjetor 2023, 09:22

Drejtori i AKU, Edmond Rrushi, urdhëron të mos kontrollohen “Big-Market”, “Devolli” dhe bizneset e “të fortëve”

Shkruar nga Pamfleti
Drejtori i AKU, Edmond Rrushi, urdhëron të mos kontrollohen
Edmond Rrushi /

 Dihet që “Big Market” është në pronësi të deputetit të PS, Vullnet Sinaj; rrjeti “Hipo Market” është në pronësi të motrës së ministres Belinda Balluku, ndërsa 80% e miellit, lëngjeve, qumështit pluhur e lëndëve të para për ëmbëlsira që futen në Shqipëri, janë të mafiozit kosovar Blerim Devolli, pronar i “TV-ABC” dhe sekser e mik i Edi Ramës...

Në kongresin e PS më 8 dhjetor 2023, kryeministri Edi Rama, duke mbrojtur korrupsionin qeveritar, mes të tjerash tha: - Nuk kemi korrupsion si para 6 viteve, sepse nuk i kemi më mes nesh  hajdutët e LSI, që vinin gjoba me dhunë ndaj bizneseve e mbushnin çantat në tenderë.

Në fakt, hajdutët më esnafë të LSI, Babloku i ka mbajtur dhe i ka rikthyer në poste; një ndër ta Edmond Rrushin, ish-deputet i LSI e ish-drejtor i QSUT dhe Krye-inspektor i Mjedis-Pyjeve i emëruar nga Ilir Meta, të cilit i çonte milionat e punësimeve dhe tenderëve.

Më 30 tetor 2023, me vendim qeverie të firmosur nga Edi Rama, hajduti i LSI Edmond Rrushi, u emërua Drejtor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ku ka nisur marifetet dhe pazaret që bënte kur ishte drejtor i LSI, por këtë herë me bizneset ushqimore.

Informacioni i ardhur në “Pamfleti”, nga zyrtarë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, bën me dije, se Drejtori i Përgjithshëm, Edmond Rrushi, ka urdhëruar 12 drejtorët e qarqeve, që në këtë fund vit të mos kontrollohen bizneset e mëdha.

Porosi të veçantë, ka dhënë për të mos kontrolluar njësitë tregtare, magazinat dhe makinat e kompanisë “Big-Market”, të oligarkëve, fabrikave të njohura ushqimore, distributorëve të shumicës që importojnë, bizneset e “të fortëve” të lidhur me pushtetin.

Këtë urdhër, për të mos kontrolluar sigurinë dhe cilësinë ushqimore në prodhim, magazina shumice, në rrjetin “Big-Market” dhe në pikat kufitare kur futen nga importi, drejtor Rrushi e ka servirur si “porosi të dhënë nga kryeministri, gjoja për të mos penguar furnizimin e popullatës”.

Ligjërisht, kontrolli ushqimor është detyrë e përditshme e Autoritetit  Kombëtar të Ushqimit, dhe nuk ka lidhje me rregullsinë e furnizimit të popullatës, por me bllokimin dhe asgjësimin e ushqimeve të rrezikshme e të skaduara me etiketa false që tregton mafia ushqimore, ku rekord është  “Big Market”.

Nuk dihet nëse e ka porositur Babloku, apo është pazar i drejtorit Edmond Rrushi, që në këtë fund viti me fluks të madh shit-blerjesh, mos të kontrollohen bizneset super- markete, magazina shumice, fabrikat ushqimore dhe lëndë të para e produkte që futen nga importi në kufi.

Por dihet, që “Big Market” është në pronësi të deputetit të PS, Vullnet Sinaj; rrjeti “Hipo Market” është në pronësi të motrës së ministres Belinda Balluku, ndërsa 80% e miellit, lëngjeve, qumështit pluhur e lëndëve të para për ëmbëlsira  që futen në Shqipëri, janë të mafiozit Blerim Devolli, pronar i “TV-ABC” dhe sekser e mik i Edi Ramës.

Për tu dukur sikur këtë fund viti, AKU po lufton krimin ushqimor dhe po mbron popullin nga rreziku në tregjet, magazinat e shumicës e qendra prodhuese, po bën kontrolle në disa kioska, tezga, kafene e kasapë lagjesh, të cilët i gjobit dhe i publikon në media sa për show./Pamfleti

drejtori i aku big market devolli biznesi i të fortëve edmond rrushi

Lini një Përgjigje