Sa më i përlyer dhe i zhytur të jesh në punë të pista, kontrabandë, pastrim parash, zhvatje dhe grabitje pronash, aq më shumë sot të hapen dyert për t'u katapultuar në pozicione drejtuese në pushtet vendor dhe qendror.
Në kushtet kur SPAK po i përlan një nga një drejtorët 'çanta', Erion Veliaj ka hedhur sytë tek hajdutët në radhët e opozitës, për t'i vendosur në pozicione drejtuese, duke zëvëndësua drejtorët e arrestuar nga SPAK-u.
Pamfleti ka mësur se Erion Veliaj ka emëruar Florian Lilën drejtor të të gjithë shefave të sektorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit në Tiranë, një drejtori e lakuar për tendera klientelistë dhe korruptivë.

Veliaj ka komanduar Lilën në krye të drejtorisë së Pastrim Gjelbërimit.
Florian Lila është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Tiranës në tetor të vitit 2021, si pjesë e një grupi kriminal që shiste ilaçe kontrabandë gjatë pandemisë.
Lila u prangos pas një hetimi prej 10 muajsh, me akuzën "Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe i pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”.
Florian Lila zbatonte skemën e mashtrimit përmes një farmacie dhe disa depove me ilaçe kontrabandë.
Lila arriti të dilte nga burgu, ndërsa sot nuk dihet nëse e ka mbyllur dosjen penale në Prokurorinë e Tiranës. Dyshimet janë të forta se Lila mund të ketë paguar dhe blerë prokurorin e çëdhtjes. Pamfleti do të japë në ditët në vijim të dhëna për fatin e kësaj dosje.
Florian Lila ka mbajtur pozicionin e kryetarit të Partisë Demokratike për njërinë numër 11.

Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, Lila u angazhua në fushatë si drejtues i degës së PD-së dhe si një nga partiakët më të besuar të Albana Vokshit, burri i të cilës është ortak me Bolin e kokainës, Ervis Mata, tek ish Ekspozita.
Pas shpartallimit të PD në zgjedhje dhe ndarjes mes Berishës dhe Bashës, Lila iu bashkua Lulzim Bashës.
Por, duke parë se PD-ja vetëm sa po largohej pushtetit, Lila iu bashkua Erion Valiajt dhe Rilindjes. Ai nisi të mblidhte vota për Erion Veliajn dhe të punonte kundër Belid Këlliçit.
Dhe shpërblimi nuk ka vonuar. Pas rikonfirmikit në krye të bashkisë, Veliaj e katapulton Florian Lilën në krye të pastrim gjelbërimit.
Kontrabanda e ilaçeve dhe skemat e mashtrimit nuk janë njollat e vetme në CV-në e Florian Lilës, me dosje në prokurori dhe pjesë e një hetimi nga SPAK-u.
Lila është ortak në biznese dhe grabitje pronash me Ymer Markun, ish kryetarin e Komunës Bërxullë, me disa dosje të hapura në Prokurorinë e Tiranës, për tjetërsimin e pronave në një nga zonat më të lakmueshme për biznes dhe zhvillim, mes Tiranës dhe Vorës.
Një pjesë të pronave të grabitura i janë shitur oktapodit të tenderave korruptivë, Arbër Abazi, nën hetim nga SPAK për korrupsion me kreun e Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri, i cili më parë ka qenë i punësuar tek kompanitë e Arbër Abazit.
Pronat publike dhe private kanë kaluar edhe në pronësi të Ymer Markut dhe Florian Lilës, drejtëpërdrejt dhe duke u kamufluar me njerëz të afërt.
Pamfleti mëson se SPAK po heton këtë grup në kuadrin e një grup kriminal me aktivitet tjetërsim pronash, mashtrim dhe pastrim parash./Pamfleti

Lini një Përgjigje