TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia26 Dhjetor 2023, 08:57

A do e shpëtojnë nga vettingu milionat e landfilleve prokuroren Mariola Mërtiri, kunata e Mirel Mërtirit

Shkruar nga Pamfleti
A do e shpëtojnë nga vettingu milionat e landfilleve prokuroren
Mirel Mertiri dhe kunata e tij, prokurorja Mariola Mertiri /

DSIK, Prokuroria dhe SPAK, kanë raportuar se kjo prokurore nuk ka lidhje me kriminelë, kur trafikantin Mirel Mertiri e ka vëllain e burrit; Stela Gugalljen e ka kunatë, Klodian Zoton e ka shefin e burrit, 2 apartamente i ka blerë nga trafikantë me të cilët burri ishte ortak, madje kanë mashtruan sikur Mirel Mertiri nuk është nën hetim e nuk ka qenë i dënuar për drogë...

Me Vendim nr. 606, datë 21 dhjetor 2022, kaloi vetingun prokurorja e Tiranës, Mariola Mërtiri, gruaja e vëllait të trafikantit të kokainës e bosit të landfilleve Mirel Mërtiri, prej 1 viti në kërkim.

Nga krahasimi me prokurorët dhe gjyqtarët e shkarkuar, rezulton se prokurorja Mariola Mërtiri, është rasti i vetëm në të gjithë procesin e Vettingut, që nuk është shkarkuar paçka se është kunata e një trafikanti droge, i dënuar në Itali e që sot është në kërkim ndërkombëtar për landfillet.

Çudia është, se kjo prokurore doli “e pastër” në vetting, megjithëse përfaqësuesi i ONM, Williem Brouwer, i faktoi 17 kontakte me kriminelë e përfitime prej tyre; si vlera financiare nga kunati trafikant; udhëtime jashtë shtetit me të e kriminelë të tjerë; ortakëri e burrit me ta dhe blerje e 2 banesave nga persona të dënuar për trafik droge e pastrim parash me ndërtime pallatesh.

Por komisioni i vettingut i drejtuar nga Pamela Qirko, motra e ministres Belinda Balluku, i shpërfilli këto fakte të nxjerra nga hetimi dhe nuk e shkarkoi prokuroren Mariola Mërtiri, megjithëse mendimi kundër i një prej 3 anëtarëve, ishte i argumentuar me prova.

Sipas kryetares së vettingut, këto lidhje me krimin brenda e jashtë familjes, nuk e cenojnë integritetin e prokurores; por sipas Ligjit nr. 76, datë 22.7.2016, prokurori e gjyqtari, shkarkohen  kur kanë lidhje familjare me një person të botës së krimit, ose kur kanë pasur qoftë edhe 1 kontakt të vetëm me ta, sidomos kur i fshehin këto lidhje, siç ka bërë prokurorja Mariola Mërtiri.

A do e shpëtojnë nga vettingu milionat e landfilleve prokuroren

Dokumente vërtetojnë, se në pazar me komisionin e vettingut të shkallës së parë, për të mos shkarkuar prokuroren Marjola Mërtiri, kanë qenë dhe Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar, Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK.

P.sh., në raportet e tyre, këto institucione kanë mashtruar, duke thënë se prokurorja Mariola Mërtiri nuk ka njohje, kontake, lidhje familjare e shkëmbim interesash me kriminelë, por trafikantin Mirel Mërtiri e ka vëllain e burrit; Stela Gugalljen e ka kunatë, Klodian Zoton e ka punëdhënësin e burrit te landfillet; 2 apartamente i ka blerë nga trafikantë e ortakë të burrit.

Ndërsa SPAK, në raportin e datës 2 qershor 2022, ka mashtruar sikur Mirel Mërtiri nuk është në hetim e nuk figuron i dënuar; kur faktikisht ka qenë i dënuar burg për trafik droge në Itali dhe është nën hetim qysh prej datës 17 qershor 2020, ndërsa më 6 nëntor 2022 u shpall në kërkim.

Më 15 mars 2023, komisioneri i ONM e ka quajtur shkelje të rëndë lënien në detyrë të prokurores Mariola Mërtiri dhe i ka kërkuar shkallës së dytë, përjashtimin nga drejtësia.

Por fuqia e milionave të kunatit bos i kokainës e landfilleve, Mirel Mërtiri e të Klodian Zotos, po vepron dhe në komisionin e vettingut të shkallës së dytë, ku më 16 janar 2024 do jetë seanca e apelimit kundër prokurores Mariola Mërtiri.

Sipas informacioneve nga burime brenda Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, thuhet se drejtuesja e trupës vlerësuese Ina Rama, po bën pazare me relatoren Rezarta Schuetz dhe 4 anëtarët Sokol Çomo, Albana Shtylla e Mimoza Tasi, që të mos e shkarkojnë prokuroren Mariola Mërtiri.

Saktësojmë, se Ina Rama e apelit të vettingut, është mikeshë e prokurores Mariola Mërtiri dhe e kunatës së saj Stela Gugallja të landfilleve, por edhe ish-Prokurore e Përgjithshme, që nuk zbatoi kërkesat e drejtësisë italiane, për arrestimin e kunatit trafikant Mirel Mërtiri./Pamfleti

mirel mertiri marjola mertiri vettingu kunata

Lini një Përgjigje