TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 3 Janar 2024, 10:53

KURUM-it i “pjellë gjeli”: 5 PPP pa bilance e taksa dhe vjedhje me TVSH-në

Shkruar nga Pamfleti
KURUM-it i “pjellë gjeli”: 5 PPP pa bilance e taksa dhe vjedhje
Kurum /

 Sipas informacioneve që SHISH ka depozituar në prokurori dhe te partnerët, thuhet se ky evazion fiskal, dhe kjo vjedhje që e bëjnë hapur e lirshëm mafiozët turq të “Kurum”, lejohet nga shefat e pushtetit që merren me biznes ndërtimi, të cilët si këmbim marrin hekur falas te kjo kompani...

Bizneset e vogla kalojnë në filtër edhe për qindarkat e detyrimeve ndaj shtetit, dhe u bllokohet menjëherë aktiviteti, kur nuk dorëzojnë bilancet e nuk paguajnë taksat, ndërsa e kundërta ndodh me qëndrimin ndaj kompanisë mafioze turke “Kurum”, së cilës i janë lejuar abuzime.

Drejtoria e Tatimeve dhe QKB, pa asnjë dyshim në pazare apo me urdhra qeveritarësh, kanë lejuar kompaninë “Kurum”, që jo vetëm të fshehë e të mos paguaj detyrimet ndaj shtetit e që quhet vjedhje përmes evazionit fiskal, por edhe vjedh arkën e shtetit me fatura false.

Një raport i përsëritur i Ministrisë së Financave, paraqitur në fund të muajve dhjetor 2022 e 2023 te kryeministri Edi Rama, i kërkon këtij të fundit, nëse ndaj kompanisë turke “Kurum”, duhen filluar apo jo procedurat për detyrim kthim shumash të vjedhura nga shteti, për procedim penal dhe bllokim aktiviteti për mashtrim e refuzim depozitimi bilancesh.

Lidhur me bilancet, kompania “Kurum” nuk i ka dorëzuar në tatime dhe as në Qendrën Kombëtare të Biznesit për vitin 2022, por nuk ka kryer asnjë veprim tatimor as gjatë vitit 2023, ndërsa krye-tatimori i Ceno Klosi nuk zbaton detyrimin ligjor.

Po kështu, kompania “Kurum”, qysh prej vitit 2013 nuk ka dorëzuar bilancet as për 4 HEC-et “Bistrica 1”, “Bistrica 2”, “Ulëz” e “Shkopet”, të cilët në vitin 2012 iu shitën “për 5 aspra” nga Sali Berisha e Ilir Meta kur ishin bashkë në qeveri.

Favoret e qeverisë ndaj kompanisë “Kurum”, janë miliona Euro detyrime fiskale të pa paguara në shtet, duke i pranuar bilance me humbje dhe për firmën “Kurum Industrial Gases”, kur realisht del me fitime të mëdha; PPP kjo brenda ish-Kombinatit Metalurgjik, dhënë falas në mars 2003.

Pa dorëzuar bilance në tatime qysh prej vitit 2015, mafiozët turq të “Kurum”, po bëjnë biznes fitimprurës dhe në koncesionin “DURRES LOGISTIC CENTER” në 67.2 hektarë tokë në Spitallë, dhënë për 35 vite falas nga Sali Berisha e Ilir Meta në gusht 2013 kur ishin bashkë në qeveri e ku kryetar bordi është Taulant Naço i LSI, tani me PS-në.

Më humbje 1.2 milionë Euro në vitin 2020 dhe 8.3 milionë Euro në vitin 2021, mafiozët e “Kurum” kanë nxjerrë dhe koncesionin “Durrës Container Terminal”, dhënë në muajin mars 2012 për 20 vite falas, nga Sali Berisha e Ilir Meta kur ishin bashkë në pushtet.

Edhe koncesioni tjetër “Albanian Oil Rafinery- Cërrik” i kompanisë “Kurum”, dhënë falas më 24 korrik 2013; qysh prej vitit 2018 nuk paraqet bilance në tatime; ndërsa për vitet 2013-2017, ka mashtruar duke deklaruar humbje nuk ka paguar asnjë detyrim në shtet, i lejuar nga qeveria.

Por kompanisë “Kurum”, i ka “pjellë gjeli”, për faktin se në vitet 2019-2021 ka marrë dyfish rimbursim TVSH-je me përfitim të fundit më 13 shtator 2023 në vlerën 3.2 milionë Euro.

KURUM-it i “pjellë gjeli”: 5 PPP pa bilance e taksa dhe vjedhje

Konkretisht, nga 12.4 milionë Euro që “Kurum” duhej të rimbursohej sipas deklarimit të volumit të shit-blerjeve brenda e jashtë Shqipërisë, ka marrë 25.9 milionë Euro.

Vjedhjet me rimbursim TVSH-je, së fundi zbuluar nga SPAK, se i kanë bërë edhe Ilir Beqja e komiku Ermal Mamaqi, tregojnë se i vetmi marifet për të vjedhur shtetin janë faturat false.

Sipas informacioneve që SHISH ka depozituar në prokurori dhe te partnerët, thuhet se ky evazion fiskal, dhe kjo vjedhje që bëjnë hapur e lirshëm mafiozët turq të “Kurum”, lejohen nga shefat e pushtetit që merren me biznes ndërtimi, të cilët si këmbim marrin hekur falas te kjo kompani./Pamfleti  

kurum evazion fiskal vjedhje me tvsh

Lini një Përgjigje