TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 3 Janar 2024, 11:29

Kryeministri shpërblen me 435 milionë lekë, Agjencinë e Bashkëqeverisjes që nxori 70% PRO konsultimet për kanabisin e bastet

Shkruar nga Pamfleti
Kryeministri shpërblen me 435 milionë lekë, Agjencinë e
Agjencia e Bashkëqeverisjes /

Nuk është rastësi që këto miliona, të cilat sipas vendimit të qeverisë duhen përdorur brenda vitit 2023, janë sa pagat mujore të 42 zyrtarëve të kësaj agjencie strukturë e kryeministrisë, gjë që krijon bindje se është shpërblim i fshehur me 1 pagë mujore për Vitin e Ri...

Edhe në këtë fund viti, kryeministri Edi Rama, që gjoja bllokoi shpërblimet për zyrtarët, u ka dhënë nga 1 pagë shpërblim punonjësve të kryeministrisë, me vendim qeverie të maskuar e klientelist nga fondi rezervë.

Pas shpërblimit me nga 1 pagë mujore për 1140 ministra, zv/ministra, këshilltarë, drejtorë dhe zyrtarët e kryeministrisë e ministrive që morën pjesë në negociatat  me BE, Babloku ka akorduar edhe një shpërblim tjetër, si fond  shtesë për Agjencinë e Bashkëqeverisjes.

Me Vendim Nr. 769, datë 26 dhjetor 2023, të firmosur nga kryeministri Edi Rama dhe gjoja me propozim të Ministrit të Financave, Ervin Mete, Agjencisë për Bashkëqeverisje i janë shtuar 435 milionë lekë të vjetra, të cilat duhet të përdoren brenda datës 31 dhjetor.

Kryeministri shpërblen me 435 milionë lekë, Agjencinë e

Në vendimin e qeverisë, thuhet se fondi është për financim aktiviteti të këshillimit kombëtar gjatë vitit 2023, kur aktiviteti zyrtar për këtë vit u mbyll më 29 dhjetor e nuk ka asnjë këshillim kombëtar pas kësaj date.

Për këto miliona të dhëna 3 ditë para mbylljes së vitit; sipas informacionit nga Ministria e Financave, kjo agjenci në vartësi të kryeministrit, ka kërkuar kryerjen e veprimeve financiare në Thesarin e Shtetit, për t’ua dhënë punonjësve në formë shpërblimesh e dietash gjoja të prapambetura.

Nuk është rastësi, që vlera e shtuar 435 milionë lekë; e që sipas vendimit të qeverisë duhet përdorur brenda vitit 2023, është e barabartë me fondin e pagave mujore për 42 punonjësit e kësaj agjencie strukturë e kryeministrisë, gjë që krijon bindje se është shpërblim i fshehur me 1 pagë mujore për Vitin e Ri.

Sa për kujtesë, Agjencia e Bashkëqeverisjes, regjistruar në listën e institucioneve shtetërore me siglën “ADBQ”, është agjencia që gjoja bëri këshillimin Kombëtar për rikthimin e basteve dhe legalizimin e kanabisit, duke nxjerrë sikur votuan “PRO” 70% e qytetarëve./Pamfleti

agjencia e bashkëqeverisjes shpërblimi kryeministri

Lini një Përgjigje