TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Tetor 2024, 08:15

Zjarret në Greqi, Shqipëria në ndihmë të vendit fqinj; dërgon efektivë zjarrfikës dhe mjete

Shkruar nga Pamfleti

Zjarret në Greqi, Shqipëria në ndihmë të vendit fqinj;

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë i është përgjigjur menjëherë kërkesës së autoriteteve greke për ndihmë në shuarjen e zjarreve, që vijojnë prej tre ditësh në Xilocastro, Peloponez.

Nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile dhe Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, në operacionet për shuarjen e zjarreve në Greqi do të angazhohen 30 zjarrfikës dhe 5 automjete zjarrfikëse nga Shqipëria.

Efektivët zjarrfikës nga Shqipëria do të angazhohen në bazë të nevojave të paraqitura nga vendi fqinj dhe do të qëndrojnë aty deri në stabilizimin e situatës.

Lini një Përgjigje