
Gazetari Elkier Bushkolaj, ka folur për statusin e dosjeve kryesore të cilat janë në SPAK.
Bushkolaj u shpreh se dosja e Ilir Metës është në afate dhe se ajo mund të kalojë për gjykim shumë shpejt.
Ai shtoi se sa i përket dosjes së inceneratorëve hetimet ende vijojnë.
“Besoj se SPAK do ndikojë në zgjedhjet e ardhshme. Ka dosje të liderëve kryesorë të opozitës. Dosja e Metës mund të kalojë për gjykim shumë shpejt pasi është në limite. Fatin e dosjes së Berishës pak a shumë e dimë tashmë. Inceneratorët vijojnë të jenë në hetim, ndërsa për bashkinë e Tiranës pritet të ketë zhvillime të tjera. Ka zhvillime për pjesëtarët e asaj që njihen si dosja 5D, të cilët kanë kërkuar zbutje të masave. Besoj se zhvillimi më i rëndësishëm do lidhet me dosjen e Metës”, u shpreh ai i ftuar në studion e “Open” në News24.
Lini një Përgjigje