
Ambasada shqiptare në Izrael ka reaguar pas sulmit me dronë të Iranit.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ambasada i bën thirrje shtetasve shqiptarë në Izrael se në rast nevoje emergjente të kontaktojnë në të dhënat e lëna nga institucioni që ndodhet në Tel Aviv.
“Njoftim për qytetarët shqiptarë në Izrael:
Duke marrë parasysh situatën e vështirë të orëve të fundit, në rast nevoje emergjente lutemi kontaktoni në numrat e kontaktit si më poshtë:
+972 544806601
+972 549042813
si edhe në adresën e emailit të ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Izrael: [email protected]
Sugjerohet, që për lehtësi komunikimi të përdoren mesazhat në WhatsApp apo në telefonat celularë.
Ju lutem, vini re se këta numra kontakti janë në dispozicion vetëm për qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në Izrael.
Stafi i ambasadës është në gatishmëri për çdo nevojë të mundshme.
Faleminderit!”, thuhet në reagimin e Ambasadës.
Lini një Përgjigje