TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Tetor 2024, 17:36

Tensionet në Parlament, Lubonja: Akt simbolik! Problemi nuk është Salianji, por instalimi i regjimit nga Rama

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në Parlament, Lubonja: Akt simbolik! Problemi nuk është

Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar situatën e djeshme në Parlament ku deputetët e opozitës gjuajtën me sende drejtuar kryetares dhe dogjën karriget në oborrin e Kuvendit.

Lubonja e sheh djegien e karrigeve në Parlament si një akt simbolik. Sipas tij, të gjitha pushtetet janë në duart e një partie politike, duke shtuar se në Shqipëri po instalohet një regjim.

“Djegia e karrigeve është akt simbolik, duke thënë se roli ynë si deputet është zero, sepse jetojmë në një vend, ku nuk përfillet opozita. Duhet të nisemi nga çfarë ka ndodhur, që shkaktoi zjarrin. Ajo që ka ndodhur është problematike. Nuk është problemi se është dënuar Salianji, por si funksionon sistemi. Të gjitha pushtetet janë në duart e një partie. Këtu dominon një parti, që merr të mirat e pushtetit dhe pjesa tjetër ka mbetur jashtë loje. Për fat të keq, shqiptarët më së tepërmi ngrihen për interesa sesa për demokracinë. Prsh më 1997 shqiptarët u çuan në protesta, pasi iu prek interesi, sepse humbën shtëpitë.

Për mendimin tim, vendimi për Salianjin është i diktuar. Ambasadorët reagojnë për dhunën në parlament, por nuk reagojnë për korrupsionin dhe kriminalitetin në vend. Në Shqipëri po instalohet një regjim. Një pjesë e ndërkombëtarëve janë bërë palë me qeverinë. Për mua opozita duhet t’i thotë këto gjëra, jo të kritikojë SHBA-të, por gjuhën e disa ambasadorëve, që reagojnë për protestat e opozitës, por jo gjëra të tjera problematike”, tha Lubonja për “News 24”.

Lini një Përgjigje