TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Tetor 2024, 16:32

Dosja “Metamorfoza”, debate në seancë mes avokatëve dhe prokurorëve; investitori strategjik i Ramës tenton t’ia hedhë me procedurë

Shkruar nga Pamfleti

Dosja “Metamorfoza”, debate në seancë mes avokatëve

Investitori Strategjik i Edi Ramës, Pëllumb Gjoka kërkon t’i shpëtojë me procedurë drejtësisë. Në seancën e sotme gjyqësore, ka pasur debate shumë të forta mes avokatëve të dosjes “Metamorfoza” dhe prokurorëve të çështjes, Altin Dumani dhe Arben Kraja.

Të akuzuarit pretendojnë se mbahen pa të drejtë në qeli, pasi sipas tyre, mesazhet e  dala nga “Sky Ecc” nuk përbëjnë prova. Por të një mendimi tjetër janë prokurorët, të cilët falë atyre mesazheve kanë zbuluar sesi Gjoka dhe të tjerët porosisnin vrasje.

Vetë Gjoka i është drejtuar Gjykatës Kushtetues, ku kërkon që të shpallen të pavlefshme aktet e SPAK. Dosja ka kaluar në dhomë këshillimi dhe duket se aty do të kemi ndarjen e shapit nga sheqeri. Nëse Kushtetuesja rrëzon padinë e tij, atëherë duket se do të jetë e gjatë lista e atyre që kanë përdorur SKY ECC, që do të falin para drejtësisë. Nëse pranohet padia, atëherë bie gjithë angazhimi i SPAK, pasi të gjithë të arrestuarit në kuadër të mesazheve nga SKY ECC do dalin të lirë.

Pëllumb Gjoka, 49 vjeç, u arrestua në korrik 2023 si anëtar i dyshuar i një organizate kriminale që kishte kryer ndër të tjera vrasje dhe pengmarrje. Ai është pronar i kompanisë “Imperial Group”, me aktivitet në fushën e investimeve në turizëm dhe në lojërat e fatit krahas bizneseve të tjera.

Në vitin 2021, qeveria shqiptare i dha kësaj kompanie statusin e investitorit strategjik për projektin Silver Sand Resort, një projekt masiv që duhet të shtrihet në një sipërfaqe prej 113 mijë metra katrorë për ndërtimin e pallateve, vilave dhe hoteleve. Sipas dokumenteve të publikuara, vlera e planifikuar e investimit ishte 52 milionë euro, nga të cilat, një pjesë do të financohej nga shitja gjatë ndërtimit të apartamenteve dhe vilave.

Hetimi ndaj Gjokës filloi pas mbërritjes së një dosjeje nga Franca. Ndaj tij dhe anëtarëve të tjerë të grupit ka nëntë lloj akuzash për vepra penale, mes të cilave vrasje, korrupsion aktiv e pastrim parash, të kryera në kuadër të grupit të struktuar kriminal. Ndërsa zyrtarët e arrestuar si pjesë e organizatës akuzohen për korrupsion, zbulim të akteve apo të dhënave sekrete, si dhe për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje.

Veç Gjokës, për gjykim janë dërguar edhe të pandehurit Behar Brajoviq; Edmond Preka; Astmer Bilali; dy zyrtarët e policies, Ardit Hasanbegaj dhe Oltian Bistri, ky i fundit me funksion si shef i Drejtorisë së Forcës Operacionale; si dhe prokurori Xhevahir Lita.

Lini një Përgjigje