TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Tetor 2024, 12:34

Kaosi në Kuvend/ Pas BE, edhe SHBA “u tërheq veshin" palëve: Jemi të shqetësuar, angazhohuni në dialog!

Shkruar nga Pamfleti
Kaosi në Kuvend/ Pas BE, edhe SHBA “u tërheq veshin"
Ambasada Amerikane

Ndër të tjera, Ambasada u ka bërë thirrje mazhorancës dhe opozitës për dialog dhe bashkëpunim paqësor.

Ambasada e SHBA në Shqipëri, ka reaguar lidhur me dhunën e djeshme në Kuvend, ku deputetët e opozitës shkaktuan kaos duke djegur karriget.

Ambasada shprehet thellësisht e shqetësuar, duke theksuar se akte të tilla dëmtojnë procesin demokratik. Ndër të tjera, Ambasada u ka bërë thirrje mazhorancës dhe opozitës për dialog dhe bashkëpunim paqësor.

"Ambasada e SHBA është thellësisht e shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar të hënën. Akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik. Nxisim të gjitha palët e përfshira të ushtrojnë vetëpërmbajtje, të angazhohen në dialog konstruktiv si dhe të përqafojnë vlerat e respektit dhe qytetarisë. Mbështesim diskutimet paqësore dhe bashkëpunuese lidhur me negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE si dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë krah institucioneve shqiptare teksa punojnë për ta sjellë Shqipërinë më pranë bashkësisë euro-atlantike”, shkruan Ambasada.

Deputetët e opozitës nisën aksionin ditën e djeshme në Kuvend, duke bllokuar foltoren dhe duke hedhur sende të forta në drejtim të kryepalamentares Elisa Spiropali.

Pasi hoqën nga vendi foltoren, deputetët nxorën jashtë godinës karriget e tyre dhe i bënë grumbull në hyrje, ndërsa deputetët Bledion Nallbati dhe Flamur Noka, u panë duke i hedhur benzinë e duke i vendosur më pas zjarrin.

 

kaosi ne kuvend reagon ambasada amerikane

Lini një Përgjigje