Ish-gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Besnik Hoxha është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
Siç dallohet në pamje, ish-gjyqtari paraqitet në ambientet e brendshme të Prokurorisë së Posaçme.
Ndërkohë, më 25 korrik Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi largimin nga detyra të Besnik Hoxhës dhe e largoi këtë të fundit nga sistemi i drejtësisë.
Ai u largua nga sistemi i drejtësisë, pasi “dështoi” në kriterin e justifikimit të pasurisë. Po ashtu ish-gjyqtarit iu lakua emri në bisedat e Sky Ecc.
Lini një Përgjigje