TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Tetor 2024, 10:44

Kaosi dje në Kuvend, BE "goditje" Ramës dhe Berishës: Opozita dhe mazhoranca të shmangin sulmet dhe të kthehen në dialog

Shkruar nga Pamfleti

Kaosi dje në Kuvend, BE "goditje" Ramës dhe Berishës:

Gonzato i ka dhënë një "goditje" Ramës dhe Berishës teksa deklaroi se opozita dhe mazhoranca duhet të shmangin sulmet dhe të kthehen në dialog.

Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato ka reaguar për dhunën e deputetëve të Partisë Demokratike dje në Kuvend ku deputet e PD dogjën karriget në oborrin e Parlamentit.

Gonzato i ka dhënë një "goditje" Ramës dhe Berishës teksa deklaroi se opozita dhe mazhoranca duhet të shmangin sulmet dhe të kthehen në dialog.

Ambasadori i BE u shpreh se është për të ardhur keq që ndodhin akte dhune, në një demokraci funksionale si Shqipëria, ku sipas tij pakënaqësitë duhet të shprehen në mënyrën e duhur. Ai tha më tej se është shumë e rëndësishme që Kuvendi i Shqipërisë të luajë rolin e duhur në mënyrë që Shqipëria të bëhet anëtar i BE në një demokraci funksionale.

"Është për të ardhur keq që për një çështje tjetër disa përfaqësues të opozitës përdorën mënyra që ndërpresin mbarëvajtjen e jetës parlamentare në kuvend. Është për të ardhur keq. Për çfarëdo ideje që kemi nuk është kjo mënyra oër ta shprehur mendimin.

Në një demokraci funksionale si Shqipëria pakënaqësitë duhet të shprehen në mënyrën e duhur e nuk duhet të përdoren dhunë apo dëmtime ndaj pronës për të shprehur mendimin, deputetët e kuvendit duhet të kenë mundësinë të përmbushin rolin e tyre në siguri të plotë. Është shumë e rëndësishme që parlamenti duhet të luajë rolin e duhur në fund të fundit kjo ka të bëjë me objektivin madhor që ka Shqipëria që është integrimi në BE, objektiv që e duan shumica dërrmuese e shqiptarëve”, tha ambasadori Gonzato.

Ambasadori kishte një thirrje për tu kthyer në dialog dhe të ndalohet përshkallëzimi i situatës dhe të shmanget sulmet personale dhe verbale.

Seanca e djeshme parlamentare, nisi me tensione ku deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe disa prej tyre hodhën sende të forta drejtuar kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali.

Deputetët e Partisë Demokratike nxorën jashtë sallës së Kuvendit karriget e tyre dhe i vunë flakën në shenjë proteste ndaj burgosjes së deputetit Ervin Salianji, dhe siç u shprehën ata, ndaj shumë akteve të tjera arbitrare të shumicës ndaj opozitës dhe lirive demokratike në vend.

“Ne po djegim karriget tona. Ne nuk jemi këtu për karriget tona. Jemi këtu për të mbrojtur interesin publik. Salianji denoncoi lidhjet e Fatmir Xhafajt me krimin. Karriget tona janë të qytetarëve. Edi Rama ka djegur parlamentin”, tha Bardhi.

Pas djegies së karrigeve, deputetët u rikthye në sallë, duke lëshuar akuza ndaj mazhorancës. Të bërtiturat e Gazment Bardhit dhe të Flamur Nokës ishin të shumta. Më pas ndërhyri kreu i grupit të PS, Niko Peleshi, i cili kërkoi pushim, pasi sipas tij nuk mund të vijohej kështu.

 

ambasadori i be pd opozita kuvend

Lini një Përgjigje