TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Tetor 2024, 09:15

Paro Laçi bën deklaratën e fortë: Berisha donte të vriste Rexhep Meidanin dhe Neritan Cekën! Të hapen dosjet

Shkruar nga Pamfleti

Paro Laçi bën deklaratën e fortë: Berisha donte të

Ish-presidenti i klubit Partizani, Paro Laçi, duke folur për urdhrat e Sali Berishës gjatë kohës që ai ka qenë president ka treguar dhe urdhrat për të eliminuar kundërshtarët e tij të asaj kohe Rexhep Meidani dhe Neritan Cekën në vitin 1996.

Laçi tregoi në “Report TV”, pse do vritej Rexhep Mejdani në Mamurras?! Sipas tij, Rexhep Mejdani ishte përgatitur për ti zënë vendin Sali Berishës, ndërsa Berisha e dinte këtë gjë.

Pjesë nga intervista:

Paro Laci: Kush desh me vra Neritan Cekën. Kush desh që hodhi në shkëmb makinën e Rexhep Meidanit e donte të vriste Rexhep Meidanin. Ti hapin dosjet.

Arbër Hitaj: Përse i bënit

Paro Laci: I bënim sepse ishte që Berisha duhej të rrinte pa tjetër në pushtet   

Arbër Hitaj: E bënit me urdhër apo iniciativa tuaja për të shërbyer.

Paro Laci: Si mund të bëhej një ngjarje pa dhënë urdhër Sali Berisha. Nëse do e bëja do arrestohesha të nesërmen. Si mund të merret makina e Rexhep Meidanit sa del nga PS dhe hidhet në shkëmb në Krrabë. Pse hidhet. E di shoferi pse u hodh. U mor nga 3 persona dhe u hodh në shkëmb. Pse do vritej Rexhep Mejdani në Mamurras?! Sepse Rexhep Mejdani ishte përgatitur për ti zënë vendin Sali Berishës. Sali Berisha e dinte këtë gjë.

Pse do të vritej Neritan Ceka?! Sepse iu bë kundërshtar në një moment që Berisha nuk e priste që Neritan Ceka të ishte kundërshtar i tij.  Vetëm Zoti i madh e ka shpëtuar Neritan Cekën.

Arbër Hitaj: Po bëni deklarata shumë të forta. Drejtësia do të të thërasë.

Paro Laci: Jepi numrin, unë vij direkt.

 

paro laçi berisha vrasje rexhep meidanin dhe neritan ceka

Lini një Përgjigje