
Ish presidenti i Klubit Partizani, Paro Laçi dha disa dëshmi të forta mbrëmjen e sotme. Laçi tregoi në “Report TV” se si tragjedia e Otrantos në '97 me 86 viktima, familjarë shqiptarë që po shkonin drejt Italisë, ndodhi prej Sali Berishës në atë kohë presidenti.
Laçi punonte në atë kohë në Gardën e Republikës në mbrojtje të Berishës. Në atë kohë doli një informacion i pavërtetë se një anije me mitraloz ishte marrë nga Zani Çaushi dhe banda e tij dhe po shkonte drejt Italisë.
Berisha këtë informacion ja jep shtetit italian. Por në fakt në anije ishin qindra vetë familjarë, gra dhe fëmijë që kishin paguar Zani Çaushin për të shkuar drejt Italisë. Por nuk kishte banditë. Në Otranto, pala italiane i nxori përpara kryqëzorin dhe anija me shqiptarë nuk kishte mundësi të kthehej dhe u mbyt duke krijuar tragjedinë e njohur.
Paro Laçi: Për mbytjen në kanalin e Otrantos, janë disa fakte që SPAK duhet ta rishohë. Ishim në Presidencë dhe erdhi lajmi, u vranë ata anëtarët e SHIK në Vlorë dhe Garda kish informatorë. Vjen një informacioni që Zani Çaushi ka marrë katërsilursin, anije luftarake, që çonte oficerët nga Vlora në Sazan. Anije me një mitralozi 12.7 e lyer nga sipër dhe e kalbur nga poshtë. Paraqiste rrezikshmëri nëse ishte ky informacion, që Garda dhe presidenti i përcjell një informacion Italisë, po niset një anije luftarake e armatosur dhe është kryekriminel Zani Çaushi. Nuk kishte Zani por një anije me disa persona familjarë dhe kishin hipur në anije me pagesë. Kateri i Radës, që u mbyt në Otranto me 57 viktima. Dua të denoncoj. Është dora e Berishës. Ka pasur një informacion, anija luftarake i doli përpara dhe kjo ka qenë një anije Hysen Musallari ka qenë kapiteni. Berisha duhet ti thoshte që janë disa të vuajtur gra dhe fëmijë dhe Zani i ka marrë lekë, i tha që Zani ka hipur me bandën e vet. Anija dukej në pamje e bukur me një mitraloz 12.7 nuk mund ta linte të hynte në brigjet italiane. I zuri rrugën dhe i eci drejtëpërdrejt nuk mund të kthehesh dot prapa. Është urdhër nga Sali Berisha në drejtim të Italisë. Komandonte nga më i madhi, tek pas trusja e derës.
Vinin familjarët për të ndez qiri, ne jemi vesh si ushtarak i kemi rraf këto nëna me të zeza. Që qanin për viktimat e tyre. Berisha na u drejtua dhe tha nuk janë asnjë familjar të viktimave. Fut dhe bjer atyre njerëzve, fut dhe bjer dhe atyre gazetarëve. Më bëri një dosje nipi i Berishës, Dritan Berisha. Bëra një burg të pafajshëm. Kam qenë në arrest shtëpie në Itali. Por kur kam qenë në burg, më kujtohet një thënie, duke i rënë me shkop gome një prej grave na kishte thënë Berisha, ishim të rinj, na thuhej Berisha nuk është kriminel, ata ishin kriminel.
Lini një Përgjigje