TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Shtator 2024, 19:30

Ben Blushi: Pse nuk besoj në Zot dhe si mund të përfitojë Shqipëria nga shteti bektashi!

Shkruar nga Pamfleti

Ben Blushi: Pse nuk besoj në Zot dhe si mund të përfitojë

Gazetari, politikani dhe shkrimtari Ben Blushi ka folur sot lidhur me një temë delikate siç është besimi në Zot.

Blushi shprehet se ai vetë është ateist pasi nuk e ka gjetur kurrë Zotin. Po ashtu ai është ndalur dhe te krijimi i shtetit bektashi.

I ftuar në emisionin “Dekalog”, në Dritare TV, ai tha se nuk e di nëse ideja e një shteti bektashi mund të realizohet, por sipas tij mund të sjellë përfitim ekonomik.

-Si mund të shkruani për fenë kur jeni deklaruar vetë atesit?

Ben Blushi: Po pse çfarë më pengon?

-Sepse duke qenë ateist ju e përjashtoni besimin.

Ben Blushi: Kjo është një arsye më shumë për të shkruar. Sepse unë nuk besoj se ka Zot.

-Kur e kuptuat këtë? Ka ndonjë moment të veçantë?

Ben Blushi: Jo nuk ka një moment të veçantë. Besoj se ka ardhur në kohë. Njeriu fillon dhe ka dyshime me veten e vet. Pastaj fillon të kuptojë, të përpiqet të kuptojë. Kur nuk e gjen atë që kërkon, merr një drejtim të caktuar siç është rasti im. E kam thënë që e kam kërkuar shumë herë, por nuk e kam gjetur Zotin. Leximet më kanë bërë që të mos besoj në Zot. Pastaj është edhe analiza që bën me veten për të kuptuar se Zoti ekziston, por në mendjen e njeriut. Shumë burra të shquar të shekullit të kaluar, por edhe më herë kanë qenë ateistë, që nga Ajnshtajni. Por pas një pjekurie të caktuar intelektuale apo njerëzore, ti kupton se Zoti është krijesë e njeriut. Pra që pra njeriu ka bërë Zotin dhe Zoti ndihmon njeriun.

-Si e mendoni atë që kryeministri Edi Rama ka hedhur si ide, për krijimin e një shteti bektashi?

Ben Blushi: Nuk jam i sigurt se kjo ide do shkojë deri në fund. Duket sikur ka një boshllëk. Pastaj nuk e di a realizohet dot në kuptimin kushtetues apo ligjor. Nevoja për ta evidentuar bektashizmin edhe si një produkt shqiptar besoj se nuk është e keqe. Është si një hurmë e veçantë që lindi në Iran por sot kultivohet vetëm në Shqipëri. Ne mund të përfitojmë shumë nga kjo. Ky mund të jetë një përfitim ekonomik. Ndoshta propozimi këtë qëllim ka.

Lini një Përgjigje