TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Shtator 2024, 14:17

Protesta e opozitës, Paloka zbulon arsyen e ndryshimit të datës

Shkruar nga Pamfleti
Protesta e opozitës, Paloka zbulon arsyen e ndryshimit të datës
Edi Paloka

Edi Paloka ka treguar arsyen se përse PD ka ndryshuar datën e protestës nga 6 tetori, në 7 tetor.

Ai u shpreh se është ndryshuar strategjia e protestës. Paloka u shpreh se protesta do të nisë nga kryeministria dhe do të shtrihet në gjithë Tiranën.

“Ndryshim strategjia. Tjetër profil proteste ishte ajo e parashikuar për datën 6, dhe tjetër është ajo e datës 7.

Ajo e së dielës ishte vendosur bllokim aksesh në të gjithë Shqipërinë. Ndërsa ajo e datës 7 tetori do të nisë nga Kryeministria e më tepër do të shtrihet në të gjithë Tiranën. Nuk do të ketë fjalime”, tha ai për “News24”.

Partia Demokratike kishte paralajmëruar zhvillimin e protestës kombëtare në datën 6 tetor, por më vonë kjo datë u ndryshua duke u shtyrë me një ditë.

Lini një Përgjigje