TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Shtator 2024, 11:58

Ish-kryebashkiaku i Pogradecit, Eduart Kapri shkon në SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Ish-kryebashkiaku i Pogradecit, Eduart Kapri shkon  në SPAK

Ish-kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri është paraqitur paraditen e sotme në SPAK.

SPAK e ka akuzuar Kaprin se në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Enkeleida Kllomollari, Nexhmi Torro dhe Avdulla Cano abuzuan me tenderin me vlerë 9.2 milion lekë për blerje dru zjarri në vitin 2017, duke favorizuar një prej kompanive që garonte.

Me një vendim te GJKKO-s Kapri u lirua nga burgu.

SPAK kishte ankimuar në Apelin e Posaçëm vendimin e GJKKO që e shpalli të pafajshëm, por trupa gjykuese Nertina Kosova (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar), dhe Florjan Kalaja (anëtar), lanë në fuqi vendimin për pafajësi.

Lini një Përgjigje