TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Shtator 2024, 11:17

Brukseli porosi magjistratëve të rinj: Mbroni Reformën në Drejtësi!

Shkruar nga Pamfleti
Brukseli porosi magjistratëve të rinj: Mbroni Reformën në
Silvio Gonzato

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Silvio Gonazato i ka dhënë një mesazh magjistratëve të rinj, që të mbrojnë Reformën në Drejtësi.

Ai ka theksuar se rëndësia kryesore është që të mbahet fryma e reformës dhe të mos pengohet puna e saj. Gonzato ka marrë pjesë ditën e sotme në një event të organizaur nga Shkolla e Magjistraturës në kuadër të një projekti bashkëpunimi me shkollat më të mira të magjistratëve në Europë.

“Të gjitha arritjet e Reformës në Drejtëesi të konsolidohen më tej, jo vetëm në aspektin ndëshkues për luftën ndaj korrupsionit por edhe luftën paralajmëruese. Është e rëndësishme që mos të lëmë pas frymën e Reformës në Drejtësi duke marrë parasysh dhe element që mund ta përmirësojnë ose ta pengojnë zbatimin e saj dhe është e rëndësishme që ta mbrojmë. Keni të gjithë mbështetjen tonë”, tha Gonzato.

Në fund Gonazato e ka mbyllur mesazhin e tij duke përgëzuar vajzat magjistrate, ku sipas tij, shtimi i numrit të tyre në shkollë tregon avancim dhe arritje për Shqipërinë.

“Kur erdha në ceremoninë e diplomimit më bëri përshtypje dhe mu bë qejfi që dominonin vajzat. Më bëhet qejfi që vajzat në drejtësi janë kyçi i arritjes së ndryshimeve që ka nevojë vendi”, shtoi Gonzato.

 

silvio gonazato bashkimi europian

Lini një Përgjigje