TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Shtator 2024, 08:43

4 emra më të favorizuar, Rama vendos sot për pasuesin e Rrumbullakut në krye të Policisë së Shtetit

Shkruar nga Pamfleti

4 emra më të favorizuar, Rama vendos sot për pasuesin e

Edhe pse kanë kaluar 5 ditë nga përfundimi i garës për përzgjedhjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ende nuk është bërë zyrtar emri i drejtorit të ri.

Kjo për shkak të agjendës së kryeministrit jashtë vendit.

Zyrtarisht Ministria e Brendshme tha për mediat se pritet që këtë të hënë të bëhet zyrtar emri dhe t’i dërgohet nga ministri i Brendshëm, në tryezën, kryeministrit Edi Rama.

Kandidatët potencialë për të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit janë: Ilir Proda, Neritan Nallbati, Skënder Hitaj dhe Altin Mena.

Në garën për postin e Drejtorit të Policisë së Shtetit aplikuar 15 kandidatë, por 4 prej tyre, konkretisht: Shemsi Premci, Ibrahim Disha, Hajrulla Xhivini dhe Sami Rasha, u përjashtuan, pasi sipas ministrit të Brendshëm nuk plotësonin kriteret sipas ligjit të ri.

Ndërkohë në garë janë 11 kandidatë dhe emri me më shumë pikë do i propozohet Ramës nga Hoxha.

Lini një Përgjigje