TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Shtator 2024, 14:53

U dënua nga Gjykata e Apelit, Paloka tregon  se çfarë bisedoi me Salianjin pak para se të burgosej

Shkruar nga Pamfleti
U dënua nga Gjykata e Apelit, Paloka tregon  se çfarë
Edi Paloka

Deputeti Edi Paloka, ka treguar detaje nga biseda që ka bërë me Ervin Salianjin pak para se të vetëdorëzohej në polici, për të përfunduar më tej në burgun e Fierit.

Ai rrëfen se Salianji ishte shumë i vetëdijshëm në lidhje me atë se çfarë po i ndodhte dhe që po shkonte drejt qelisë.

 “Ishte koshient për atë se çfarë po i ndodhte. Më tha se do të vijonte të ishte i angazhuar nga burgu me aq sa mundej”, u shpreh Paloka për “News24”.

Sa i përket faktit nëse dënimi e penalizoi Salianjin në karrierën e tij politike, Paloka u shpreh se ka ndodhur e kundërta.

Sipas tij, kjo që ndodhi ishte medalje për deputetin demokrat.

denimi i salianjit edi paloka

Lini një Përgjigje