TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Tetor 2024, 12:29

“Të jesh mirë”/ Mesazhet kërcënuese ndaj Gazment Bardhit, krimi kibernetik nis hetimet

Shkruar nga Pamfleti
“Të jesh mirë”/ Mesazhet kërcënuese ndaj Gazment
Gazment Bardhi

Policia e Shtetit ka nisur hetimet për mesazhet e dërguara në telefonin e kreut të grupit të PD-së, Gazment Bardhi, në aplikacionin Signal dhe e denoncuar vetë dje nga deputeti demokrat.

Zyra Kundër Krimit Kibernetik, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetim për të zbuluar autorin që ka dërguar e-mail në disa media, me biseda të aplikacionit "SkyECC", në të cilat shfaqen biseda të Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit, për të paguar kreun e grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, me 100 mijë euro, ku përmendet edhe fjalia “Për hatër të Zenit...!”.

E-maili i nisur bashkë me materialet e supozuara të komunikimit në aplikacionin e koduar, të zbardhura nga oficerët e policisë gjyqësore në SPAK, mban emrin "Mbreti Zog", ndërsa është nga një domain jo i zakonshëm”, thanë burime zyrtare.

Bardhi deklaroi dje se kishte njoftuar kreun e SPAK, Altin Dumani duke e kallëzuar ngjarjen në Prokurori, si dhe ambasadat e akredituara në Tiranë, atë të SHBA, Britanike dhe të BE-së.

Në publikimin e Bardhit, theksohet se kishte marrë mesazhe në emër të Martinajt dhe Mihasit, i pari i zhdukur prej 8 Gushtit 2022 dhe tjetri i vrarë tre vite më parë, teksa përmendnin deputetin për një shifër prej 100 mijë eurosh, por arsyet e të cilës nuk dihen ende.

Bardhi pretendon se janë “shantazh intimidues, të rreme dhe të falsifikuara”, teksa kërkoi “hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes”, pasi mendon se janë të qëllimshme, duke akuzuar mazhorancën.

 

Lini një Përgjigje