TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Tetor 2024, 12:12

Dogjën karriget në oborrin e Kuvendit, policia çon në SPAK deputetët e PD!

Shkruar nga Pamfleti

Dogjën karriget në oborrin e Kuvendit, policia çon në SPAK

Policia ka nisur hetimet për deputetët e Partisë Demokratike të cilët u bënë pjesë e kaosit dje në Kuvend.

Një ditë pas tensioneve në Kuvend, ku deputetët e opozitës dogjën karriget jashtë oborrit të Parlamentit, Policia e Tiranës ka referuar sot materialet në SPAK në ngarkim të deputetëve të PD.

Në njoftimin zyrtar, policia njofton se deputeti demokrat Flamur Noka akuzohet për “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, Gazment Bardhi për “Goditjet për shkak të detyrës” dhe Bledion Nallbati për “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Uniformat blu kanë theksuar se gjatë zhvillimit të seancës plenare të djeshme këta deputetë kanë kryer veprime të dhunshme duke dëmtuar foltoren e Kuvendit, kanë thyer një karrige dhe kanë hedhur sende të forta në drejtim të kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar. Gjithashtu kanë djegur disa karrige, në ambientet e jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Emrat:

1. Flamur Noka

2. Gazmend Bardhi

3. Bledion Nallbati

4. Dhurata Çupi

5. Flamur Hoxha

6. Xhelal Mziu

7. Lefter Geshtenja

8. Agron Gjekmarkaj

9.Ina Zhupa

10. Lindita Mataliaj

11. Dashnor Sula

12. Luan Baçi

13. Lodovik Hasani

14. Asllan Dogjani

15. Elidon Bushati

16. Erisa Xhixho

17. Sorina Koti

18. Sajmir Korreshi

19. Edmond Spaho

20. Kasem Mahmutaj

21. Vangjel Dule

22. Monika Kryemadhi

23. Isuf Çelaj

Seanca e djeshme në Kuvend e cila zgjati vetëm 15 minuta, u shoqërua me tensione dhe përplasje të forta. Pasi kryeparlamentarja Elisa Spiropali njoftoi heqjen e mandatit të Salianjit, deputetët e opozitës bllokuan foltoren, e shkatërruan atë dhe hodhën sende në drejtim të saj.

Më pas ata morën karriget e tyre dhe i dogjën jashtë Kuvendit, ndërsa pati edhe debate deri në konfrontim fizik. Ky aksion vijon pas dënimit me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji për akuzën e kallëzimit të rremë. Opozita gjithashtu ka vendosur të bojkotojë të gjitha komisionet që prej ditës së djeshme, ndërsa më 7 tetor do të nisë vala e protestave.

Njoftimi i plotë

Tiranë – Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të shtetasve:

– Flamur Noka, 53 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 151 dhe 237 të Kodit Penal;

– Gazmend Bardhi, 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 të Kodit Penal;

– Bledion Nallbati, 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” parashikuar nga nenet 151 i Kodit Penal;

Dhurata Çupi 51 vjeçe
Flamur Hoxha 56 vjeç
Xhelal Mziu 57 vjeç
Lefter Gështenja 52 vjeç
Agron Gjekmarkaj 50 vjeç
Ina Zhupa 37 vjeç
Lindita Metaliaj 47 vjeçe
Dashnor Sula 59 vjeç
Luan Baçi 61 vjeç
Lodovik Hasani 57 vjeç
Asllan Dogjani 57 vjeç
Elidon Bushati 51 vjeç
Erisa Xhixho 39 vjeç
Sorina Koti 40 vjeçe
Sajmir Korreshi 43 vjeç
Edmond Spaho 66 vjeç
Kasem Mahmutaj 62 vjeç
Vangjel Dule 56 vjeç
Monika Kryemadhi 50 vjeçe
Isuf Çelaj 60 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal.

Ditën e djeshme, gjatë zhvillimit së seancës plenare, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, këta shtetas (deputetë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë) kanë kryer veprime të dhunshme duke dëmtuar foltoren e Kuvendit, kanë thyer një karrike dhe kanë hedhur në drejtim të Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, sende të forta (pjesë të karriges së thyer). Gjithashtu kanë djegur disa karrige, në ambientet e jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Lini një Përgjigje