
Avokat i Ervin Salianjit, Ledio Braho tha se deputeti i PD gëzon një mandat të marrë nga sovraniteti i popullit, ndërkohë që dënohet për një veprim të kryer në vitin 2018. Avokati shton se pas këtij dënimi, Salianji është zgjedhur përsëri nga populli për deputet.
Ai shprehet se “sot kemi depozituar një kërkesë për pezullim që mund të bëhet në Gjykatën e Lartë, po ashtu depozituam një kërkesë në Gjykatën e Apelit në mënyrë që të arsyetohet vendimi pasi ende nuk e dimë arsyetimin e Gjykatës së Apelit me të cilin la në fuqi dënimin me burg për Salinjnin”.
“Kjo nuk ka të bëjë me faktin se duam që t’i shtyjmë më 3 muaj ekzekutimin e dënimit me burg të Salinajit... por e para sepse ai gëzon një mandat të marrë nga populli dhe siç e dimë sovraniteti ushtrohet nga populli dhe është në Kushtetutë e parashikuar kjo.
Duhet të kemi parasysh se dënimi që po vuan Salinaji sot është dënimi për një vepër penale supozohet të kryer në vitin 2018, pra kanë kaluar rreth 6 vite nga kjo.
Dhe duhet të kemi parasysh dhe diçka tjetër që dënimin në shkallë të parë e ka marrë në dhjetor të vitit 2019 dhe pas këtij dënimi Salianji është zgjedhur përsëri nga populli me më shumë se 10 mijë vota në qarkun e Korçës për deputet. Që është ky një tregues i rëndësisë së mandatit tij të deputetit”, tha Braho për “Syri Tv”.
Lini një Përgjigje