TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Tetor 2024, 22:22

DEA amerikane zyrë në Tiranë, Beci: Shqiptarët po mbysin Europën me drogë, vendi ynë nuk e lufton dot

Shkruar nga Pamfleti

DEA amerikane zyrë në Tiranë, Beci: Shqiptarët po mbysin

Ish-prokurori Eugen Beci ka folur lidhur me hapjen e zyrës së DEA-s në Tiranë, e cila do të punojë më së tepërmi në drejtim të luftimit të trafikut të drograve të forta.

Beci tha se kjo tregon se edhe vendi ynë është kthyer në një problem për trafikun e drogës, kryesisht të kokainës.

Ish-prokurori shtoi se shteti shqiptar nuk e kontrollon dot këtë trafik kokaine, ndaj dhe do të vihet në punë DEA amerikane.

“Trafiku i drogës në Shqipëri ka detyruar DEA-n që të hapë zyrë. Shqipëria është kthyer në problem edhe për DEA-n. Kjo mund të quhet edhe një dështim i shtetit shqiptar në luftën ndaj kokainës. DEA ndërhyn vetëm kur kemi të bëjmë me trafik kokaine dhe për pastrimin e parave.

Nëse DEA më parë ka pasur zyrë në Athinë, tani do kemi dhe këtu. Trafiku i kokainës ka në vendin tonë qendrën e organizimit të ‘ushtarëve’ të organizatave kriminale, ka qendër të organizimit të pastrimit të veprave penale. Organizatat kriminale shqiptare po mbysin Europën me drogë”, tha Beci për “News 24”.

Lini një Përgjigje