TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Korrik 2024, 17:09

Zhvasnin biznesmenë në emër të tij, reagon Pjerin Ndreu: Kush ka rënë pre të bëjë denoncim në polici

Shkruar nga Pamfleti

Zhvasnin biznesmenë në emër të tij, reagon Pjerin Ndreu:

Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjeri Ndreu ka reaguar pas zbulimit të skemës së mashtrimit, ku emri i tij përdor për të zhvatur qytetarët.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Ndreu thotë se rastin e zbuluan pak ditë më parë dhe u bën thirrje qytetarëve, që nëse janë mashtruar nga autorët, të denoncojnë në polici.

“Një mik, biznesmen nga Lezha, ka rënë pre e një mashtrimi, ku disa shtetas, të panjohur për mua, kanë përdorur emrin tim për t’i marrë para!  Para ca ditësh ne e kapëm situatën, denoncuam dhe u bë e mundur kapja e autorëve nga ana e Policisë Lezhë.

Nëse ka persona të tjerë që kanë rënë pre e këtij mashtrimi, ju lutem të denonconi në polici”, shkruan kryebashkiaku.

Shkëlqim Domi, Saimir Sallaku dhe Shefik Kurti  përdorën emrin e kryetarit të Bashkisë së Lezhës, duke i marrë një shumë të konsiderueshme parash biznesmenit Ylli Ukja, që njëkohësisht është presidenti i klubit të basketbollit “Besëlidhja”.

Domi dhe Sallaku u vunë në pranga, ndërsa Kurti u shpall në kërkim.

Lini një Përgjigje