TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Korrik 2024, 17:02

Afera 300 mijë euro/ Ja pse ‘Bolla’ e buxhetit Mimoza Dhëmbi u bë pjesë e maskaradës së ‘skifterit’ Eduart Shalsi; SPAK t’i marrë të pandehur

Shkruar nga Pamfleti

Afera 300 mijë euro/ Ja pse ‘Bolla’ e buxhetit Mimoza

Drejtoresha e Drejtorisë së Përgjithshme të Buxhetit, Mimoza Dhëmbi, është bërë sot pjesë e maskaradës së ‘skifterit’ Eduart Shalësi në Komisionin e Ekonomisë në Kuvend, kundër Kontrollit të Lartë të Shtetit, institucion i cili po zbulon vjedhjet në degët e qeverisjes duke i referuar në SPAK.

Në mënyrë tërësisht të paligjshme dhe duke përdorur mandatin e deputetit për interesa korruptive, Shalsi ka thirrur në komision Mimoza Dhëmbin për t’a ballafaqur me KLSH, meqenëse KLSH ka kërkuar shkarkimin e zonjës Dhëmbi për disa shkelje të konstatuara si; keqklasifikim investimesh, probleme me fondet për rindërtimin, shkelje me ndarjen e buxheteve, mungesë monitorimi për detyrimet e prapambetura pasi nuk raporton vlerën e saktë.

Qëndrojnë apo jo shkeljet e konstatuara, KLSH është një institucion kushtetues i pavarur, bën auditime, rekomandime dhe referim abuzimesh në organin e akuzë.

Nuk ka asnjë tagër ligjor kryetari i Komisionit të Ekonomisë, aq më tepër Eduart Shalsi, i dyshuar si i dënuar si ‘skifter’ në Greqi, të improvizojë ballafaqime, seanca hetimore apo gjyqësore në Kuvend, të marrë në mbrojtje zyrtarë të administratës dhe aq më tepër të sulmojë drejtues të institucioneve të pavarura.

Nga ana tjetër, Mimoza Dhëmbi nuk ka asnjë bazë ligjore që t’i përgjigjet thirrjeve të ‘skiferit /do vjedhim me lezet’ Eduart Shalsit, të kërkojë mbrojtje te Shalsi apo të bëhet pjesë e maskaradës së tij kundër KLSH.

Mimoza Dhëmbi duhet të japë llogari në SPAK se pse ka akorduar 300 mijë euro para publike për ndërtimin e një shkolle private, ndërsa Shalsi do të përballet me SPAK për vjedhjen e fondeve publike përmes gruas së dytë, pasi e para e rrihte para bashkisë.

Aferat e Mimoza Dhëmbit

Kontrolli i Lartë i Shtetit, gjatë një auditimi të fundit të ushtruar në Ministrinë e Financave, ka konstatuar një sërë shkeljesh, ndër të cilat rikonstruksioni i një shkolle, që nuk është shtetërore dhe që shkel rrjedhimisht ligjin për Prokurimet Publike.

Bëhet fjalë për rikonstruksionin e shkollës profesionale “Herman Gmeiner”, në pronësi të Shoqatës “SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqiptarë”. Fondi për rikonstruksionin e së cilës kap vlerën e 300 mijë eurove që kanë kaluar nga buxheti i shtetit.

Rikonstruksioni i shkollës private me para publile u bë në kuadër të procesit të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019.

Referuar neneve përkatëse të kontratës, nga huapërdoruesi do të kryhen vetëm shpenzimet e mirëmbajtjes dhe jo të rikonstruksionit, duke rënduar buxhetin e shtetit në shumën 31,960,919.3 lekë, veprime këto në kundërshtim me ligjin nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik” neni 2, pika b), dh), neni 4, pika 37, si dhe me ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar, neni 9“, thuhet në raport.

Po ashtu, auditi i Kontrollit të lartë të Shtetit, ka konstatuar se gjatë procesit të përzgjedhjes së operatorëve ekonomik është bërë skualifikimi nga gara i operatorit me ofertën më tê ulët. Kjo i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një tjetër dëm ekonomik. Pas kësaj, Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka kërkuar Ministrisë së Financave shkarkimin nga detyra të Drejtoreshës së Drejtorisë së Përgjithshme të Buxhetit, Mimoza Dhëmbi. Po ashtu është kërkuar masë disiplinore dhe për katër zyrtarë të tjerë.

Ka pasur problematika në drejtim të mos respektimit të disiplinës fiskale, konstatuar kjo në të gjitha fazat e planifikimit, ekzekutimit dhe raportimit të buxhetit, në kundërshtim me kërkesat e LOB-it, që konsistojnë në: rialokime për projektet e investimeve me financim të brendshëm pa respektuar radhën prioritare në buxhetim, keqklasifikimin e investimeve, krijimin e kushteve për marrjen e angazhimeve pa fonde buxhetore, problematika në lidhje me procesin e detajimit të fondeve për rindërtimin, detajimin e projekteve të investimeve publike me akt normativ pa kaluar në PBA, shkurtimin e fondeve të investimit në momentin e lidhjes së kontratës dhe rialokimin e këtyre fondeve drejt projekteve me detyrime të prapambetura”, shprehet KLSH. /Prapaskena

Afera 300 mijë euro/ Ja pse ‘Bolla’ e buxhetit Mimoza

Afera 300 mijë euro/ Ja pse ‘Bolla’ e buxhetit Mimoza

Afera 300 mijë euro/ Ja pse ‘Bolla’ e buxhetit Mimoza

Lini një Përgjigje