TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Korrik 2024, 11:53

Arrestimi i 20-vjeçarit që mashtronte qytetarët me bursat për në SHBA, reagon Ambasada Amerikane

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i 20-vjeçarit që mashtronte qytetarët me bursat

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar pas arrestimit të 20-vjeçarit Ermes Hoxhalli, i cili mashtronte nxënës dhe mësues duke u premtuar programe arsimi e udhëtime falas në SHBA.

Në një reagim në “X”, ambasada e SHBA, ka shprehur vlerësimet e policisë dhe Prokurorisë së Tiranës për bashkëpunimin me Njësinë e Hetimit Kriminal Ndërkombëtar të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë.

Ndër të tjera, Ambasada bën me dije se nga hetimet e përbashkëta gjashtë-mujore u arrestua një individi që mashtronte duke paraqitur programe si të lidhura me ambasadën dhe prodhonte dokumente që mbanin vulat dhe emrat e zyrtarëve të ambasadës.

“Ambasada e SHBA falënderon Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë e Tiranës dhe i përgëzon për bashkëpunimin me Njësinë e Hetimit Kriminal Ndërkombëtar të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë. Njësia e Hetimeve Kriminale Ndërkombëtare dhe Departamenti i Hetimeve Kriminale të Policisë së Shtetit kanë një njësi të posaçme që kryen hetime të përbashkëta.

Një hetim gjashtë-mujor nga kjo njësi speciale kulmoi me arrestimin e djeshëm të një individi që mashtronte duke paraqitur programe si të lidhura me ambasadën dhe prodhonte dokumente që mbanin vulat dhe emrat e zyrtarëve të ambasadës.

Ambasada falënderon Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, Drejtorin e Policisë Kriminale Neritan Nallbati, kreun e Prokurorisë së Tiranës Arenc Çela, prokuroren e çështjes Eloida Goxhi dhe oficerët e përkushtuar të Policisë së Shtetit për ndihmën e dhënë për këtë çështje”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Ambasada.

 

ambasada amerikane

Lini një Përgjigje