
Në 4 gusht do të mbahen zgjedhjet e pjesshme në Himarë për zgjedhjen e kryebashkiakut të ri, kjo pas heqjes së mandatit për Fredi Belerin. Komisioni Qendror Zgjedhor ka miratuar të 11 partitë që do të garojnë për bashkinë e Himarës.
Kreu i KQZ Ilirian Celibashi tha se të 11 partitë që kanë paraqitur kërkesë, janë tashmë të regjistruara.
Në zgjedhjet për bashkinë e Himarës garojnë, Partia Socialiste, Partia Republikane e Partia Demokristiane, Fryma e Re Demokratike, PBDNJ, Partia e Lirisë, Balli Kombëtar, Partia Demokratike e Partia Agrare Ambjentaliste, Balli Kombëtar Demokrat dhe Bashkimi Demokrat Shqiptar
Kujtojmë se zgjedhjet për Himarën do të mbahen më 4 gusht, teksa PS garon me kandidaturën e Vangjel Tavos, ndërsa opozita me atë të Petro Gjikurisë.
Lini një Përgjigje