TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Maj 2026, 21:40

Zhduket 14-vjeçarja në Vlorë pas konfliktit me mësuesin për notën, familja apel për ndihmë

Shkruar nga Pamfleti
Zhduket 14-vjeçarja në Vlorë pas konfliktit me mësuesin
Kaltra Llanaj

E mitura u largua nga shkolla pas një debati për notën, prej më shumë se 9 orësh nuk ka kontakte me familjen

Një vajzë 14-vjeçare nga Vlora rezulton e zhdukur prej më shumë se 9 orësh, pasi është larguar nga shkolla pas një konflikti me një mësues lidhur me një notë.

Sipas familjarëve, e mitura, e identifikuar si Kaltra Llanaj, ka qenë në gjendje të rënduar emocionale pas debatit në shkollë dhe nuk është kthyer në banesë pas përfundimit të mësimit.

Familja ka humbur çdo kontakt me të dhe ka bërë kallëzim në polici, ndërsa dyshohet se vajza mund të jetë nisur drejt Tiranës me furgonët e linjës.

Në apelin e publikuar nga të afërmit thuhet se shqetësimi për fatin e saj është i madh dhe kërkohet ndihma e qytetarëve për çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e saj.

Kjo është Kaltra Llanaj, 14 vjeçe. Sot është larguar nga shkolla pas një konflikti që ka pasur me një mësues për një notë. Ka qenë në gjendje të rënduar emocionale dhe nuk ka vajtur në shtëpi pas mësimit. Prej më shumë se 9 orësh familja nuk ka kontakt me të dhe janë shumë të shqetësuar për vendndodhjen e saj”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

Të afërmit bëjnë apel që kushdo që e ka parë ose ka informacion për të, të kontaktojë menjëherë familjen ose policinë.

kaltra llanaj

1 Komente

  1. T
    Tony

    Pse o shtet muti, akoma vazhdoni me sistemet e vjetra!? Tere Europa i ben provimet me kompjuter ose me pyetsore ku pergjigja jepet me plotesimin e gjetjes se katrorit me shenje pohimi. Mesuesi ka pergjegjesi vetem per mesimdhenien me cilesi, kaq. Britania shume provime qe jane me te shkruajtur i dergon ne Indi ku verifikohen nga mesues e pedagoge atje e kethehen provimet me notat perkatese. Oreee palaco shtet nuk behet shtet me arra e lajthi boshe. Nga qe u rrit nje gjenerate me kaqole llapaqene gjinkalla neper studio e portale e hic inxhiniere, specialiste po rrenohet popullata drejt padijes e injorances. Lere me edukata rrugace qe te merr frymen. Mbaj mend qe dikur u fut neper shkolla nje lende "Rreth Edukates Qytetare e Morale'. Ku e keni, pse nuk e vini neper shkolla se po shkojne Shqiptaret drejt majmunizimit, e kafsheve te pyllit.

    Lini një Përgjigje