TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Maj 2026, 18:20

Protesta, Ademi akuzon autoritetet: Studentët nga Tirana po pengohen të hyjnë në Shkup

Shkruar nga Pamfleti
Protesta, Ademi akuzon autoritetet: Studentët nga Tirana po pengohen
Protesta në Shkup

Mijëra studentë shqiptarë janë mbledhur sot në Shkup në një protestë masive për mbrojtjen e gjuhës shqipe dhe të drejtës për zhvillimin e provimit shtetëror të jurisprudencës në gjuhën amtare.

Me flamuj kuqezi, pankarta dhe brohoritje, protestuesit kanë marshuar drejt Ministrisë së Drejtësisë, duke kërkuar respektimin e të drejtave kushtetuese të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë protestës, organizatori Mevlan Ademi deklaroi se demonstrata po zhvillohet në mënyrë paqësore, ndërsa akuzoi autoritetet për provokime dhe pengim të studentëve shqiptarë që po udhëtonin drejt Shkupit.

“Herën e fundit u ankuan për flamurin shqiptar, ju lutem sot ta ngrini sa më lart flamurin shqiptar. Ne vijmë të protestojmë në mënyrë paqësore”, u shpreh ai para protestuesve.

Sipas Ademit, studentët shqiptarë nga Tirana janë ndaluar dhe devijuar drejt Kumanovës, ndërkohë që protesta po mbahet në kryeqytet.

Studentët shqiptarë nga Tirana po dërgohen me dhunë në Kumanovë, ndërkohë që protesta po mbahet në Shkup. Ne po dalim të protestojmë në mënyrë paqësore, por po provokohemi gjatë rrugës”, deklaroi ai.

Mes thirrjeve patriotike dhe këngëve kombëtare, organizatori iu drejtua edhe forcave të policisë me thirrjen: “Polici, edhe ju duhet të na mbroni”.

Protesta është shoqëruar me thirrje të shumta në mbështetje të gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar shqiptar.

Së bashku shqiptarë, bijtë e shqiponjës, në një kauzë të pandarë, përjetësisht jemi krenarë”, u dëgjua të thoshte Ademi para turmës.

Studentët kërkojnë që provimi i jurisprudencës të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe, duke argumentuar se kjo e drejtë garantohet nga Kushtetuta dhe Ligji për përdorimin e gjuhëve në Maqedoninë e Veriut.

Protesta e sotme konsiderohet një nga mobilizimet më të mëdha studentore shqiptare të viteve të fundit në vend dhe ka marrë mbështetje edhe nga studentë e qytetarë shqiptarë nga Kosova dhe treva të tjera shqiptare.

 

shkup protesta

Lini një Përgjigje