TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Janar 2024, 20:16

“Vota e emigrantëve do sillte ndryshim”, Spahiu: Debatet për reformën nuk e ndryshojnë rezultatin e 2025

Shkruar nga Pamfleti

“Vota e emigrantëve do sillte ndryshim”, Spahiu: Debatet

Analisti Kreshnik Spahiu është shprehur se debatet për Reformën Zgjedhore nuk e ndryshojnë dot rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2025.

Spahiu tha se këtë e di çdo shqiptar dhe faktori ndërkombëtar, të cilët sipas tij, nuk po marrin pjesë në asnjë tryezë për Reformën Zgjedhore.

Ai shtoi se e vetmja gjë që mund të sillte ndryshimin në Shqipëri është vota e emigrantëve, të cilën sipas tij, aktorët e vjetër politik nuk e miratojnë, për shkak se nëse do e bënin sipas tij, do të bënin vetëvrasje politike.

“Nuk ka asnjë thirrje nga faktori ndërkombëtar për këtë, nuk janë bërë pjesë e një tryeze për reformë zgjedhore, për një arsye të thjeshtë, sepse çfarëdo që të ndryshojë në kodin elektoral, çdo shqiptar dhe çdo i huaj e di kush do të jetë rezultati i zgjedhjeve të vitit 2025.

Prandaj kot sa lodhet dikush që mund të shpresojë se një ndryshim në ligj mund të sjellë ndryshimin e rezultatit. Unë mendoj se Shqipëria është e papërgatitur sot”, tha Spahiu në “Euronews Albania”.

Më tej Spahiu tha se parlamenti aktual nuk do ta miratojë të drejtën e votës për emigrantët.

Sipas tij liderët e politikës në Shqipëri, si Rama, Berisha dhe Meta nuk do të kryenin vetëvrasje politike duke lejuar të votojnë 1 milion e gjysmë shqiptarë që jetojnë jashtë dhe që mund të bënin ndryshimin e madh.

Ajo që mund të sillte ndryshimin e madh zgjedhor, që janë 1 milionë e gjysmë emigrantë që këta nuk ua miratojnë të drejtën e votës, sepse këta vetë ua kanë hequr të drejtën e votës. Berisha-Meta-Rama. Nëse do e bënin do të ishte një vetëvrasje politike për të tre. Mendoj që ajo muzika, violina e vjetër për Reformë Zgjedhore, nuk është gjë tjetër veçse humbje kohe”, tha Spahiu.

kreshnik spahiu vota emigrantëve reforma në drejtësi

Lini një Përgjigje