
Për shkak të rënies së reshjeve të dëborës, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, kanë rritur prezencën e shërbimeve të Policisë në të gjitha akset rrugore urbane e rurale, me qëllim për t'iu ardhur në ndihmë dhe këshilluar drejtuesit e mjeteve.
Aksi rrugor "Librazhd-Qafë thanë" është përfshirë nga reshjet e dëborës, dhe aktualisht lëvizja e automjeteve kryhet vetëm me zinxhirë.
Ndërkohë, në këtë aks rrugor është bllokuar lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë.
Policia e Elbasanit apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të mos qarkullojnë pa goma dimërore e zinxhirë dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve në terren.
Situatë problematike ëhstë dhe në Fushë Arrëz. Në dosa akse në këtë zonë janë bllokuar me dhjetra automjete dhe shofert me pasagjerët kanë mbetur në me së të ftohtit.
Lini një Përgjigje