
Reshjet dendura të dëborës kanë paralizuar Juglindjen. Raportohet se një trafik kilometrik është krijuar në aksin Prrenjas-Qafë Thanë. Makinat po qëndrojnë prej orësh në radhë.
Po ashtu, mësohet se Policia Rrugore ndodhet ne terren për menaxhimin e situatës.
Ndërkohë fryrja e madhe e lumit Ishëm ka bërë që ai të dalë nga shtrati në fshatin Murqinë të Krujës duke përmbytur dhjetëra hektarë tokë.
Reshjet që vijojnë tashme prej orësh kanë bërë që niveli i lumit Ishëm të rritet ndjeshëm e për pasojë të dalë nga shtrati në disa pika.
Më problematike, situata paraqitet në fshatin Murqinë, ku është përmbytur dhe rruga e lagjes fundore të këtij fshati e cila aktualisht është e kalueshme vetëm me mjete te larta. Gjithashtu, prezencë uji nëpër ara ka dhe në Bilaj, Derven, Mallkuc etj.
Lini një Përgjigje