
Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi situatën e rëndur të motit në vend. Në rrjetet sociale ai shkruan se OSSH ka nxjerrë në terren 1.500 punonjës për të riparuar defektet në shtyllat elektrike. Po ashtu ai ka thënë se po punohet për të mbajtura të hapura rrugët në zonat e mbuluara nga dëbora.
“Me të gjitha kapacitetet në terren për menaxhimin e situatës së krijuar si pasojë e përkeqësimit të moti
Mbi 1500 punonjës të OSSH, në 12 rajonet e vendit, janë angazhuar për të siguruar furnizimin me energji elektrik.
Ndërkohë, ARRSH ka mobilizuar të gjitha grupet e punës për të siguruar mbajtjen hapur të akseve rrugore dhe garantuar siguri në lëvizje. Ftojmë qytetarët të evitojnë lëvizjen e pa nevojshme, deri në normalizimin e situatës. Puna në terren po vijon në çdo zonë ku janë raportuar problematika”, shkruan Rama.
Lidhur me situatën ka reaguar dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Ai ka treguar akset më problematike. “Prej orëve të mbrëmjes së djeshme, i gjithë territori i vendit është përfshirë nga reshje intensive shiu, ndërsa në zonat malore të disa qarqeve edhe reshje bore.Me vëmendje po ndiqet nga strukturat situata në qarkun e Shkodrës, Dibrës apo Kukësit, ku trashësia e borës në zonat rurale ka sjellë edhe probleme me bllokimin e disa akseve e ndërprerje të energjisë. Të kalueshme me zinxhirë janë akset Bogë-Theth, rruga e Arbrit, ndërsa në akset e bllokuara po punohet nga subjektet kontraktore për pastrimin e kriposjen e tyre.
Ekipet e OSHEE ndodhen në terren për të riparuar defektet në linjat e dëmtuara.
U bëjmë thirrje banorëve të zonave më të prekura nga moti i keq të kufizojnë lëvizjet dhe në rast nevoje të kontaktojnë strukturat, të cilat janë të gjitha në gatishmëri për çdo situatë”, shkruan ai.
Lini një Përgjigje