TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Janar 2024, 14:55

21 janari, Artan Hoxha: Krim i pastër shtetëror, tentuan të fshihen provat

Shkruar nga Pamfleti

21 janari, Artan Hoxha: Krim i pastër shtetëror, tentuan të

Nesër 13 vite nga 21 janari, kur gjatë një proteste të Partisë Socialiste, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë u vranë katër protestues nga Garda e Republikës, Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

Gazetari Artan Hoxha tha për “Euronews Albania” se vendimi i Gjykatës së Strasburgut vulosi se 21 janari është një krim i pastër shtetëror.

Ai u shpreh se pasojat e protestës së 21 janarit vijojmë t’i vuajmë edhe sot, pasi atë ditë është vrarë shpirti i protestës.

Sipas tij, nëse mediat nuk do të publikonin pamjet e vrasjes së protestuesve nga garda, e gjithë opozita që thirri atë demonstratë sot do të ishin ende në burg.

“Po nëse kamerat e TV nuk do ta kishin kapur momentin e vrasjes, do ishim në versionin që vrasjet i bëri xhaxhi me çadër, do kishim opozitën në burg, fletë arrestit ishin gati për ta. Dhe i gjithë mekanizmi shtetëror e bindi opinionin publik; nxori video, dolën ministrat, dolën mjekët e mbyllën ngjarjen, deri në 11:30 që dolëm me pamjet e vrasjes”, tha Hoxha.

Lini një Përgjigje